200 studentë do të kryejnë praktikën në ndërmarrje publike dhe private

200 studentë do të kryejnë praktikën në ndërmarrje publike dhe private

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për përfshirjen e 200 studentëve në trajnim në punë, në institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe private, si dhe OJQ-të. Ministri i Punës Skender Reçica tha se kjo marrëveshje e nënshkruar sot, është një lajm i mirë për […]

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për përfshirjen e 200 studentëve në trajnim në punë, në institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe private, si dhe OJQ-të.

Ministri i Punës Skender Reçica tha se kjo marrëveshje e nënshkruar sot, është një lajm i mirë për 200 studentë të UP-së të cilët mësimet teorike do t’i bëjnë realitet në praktikë.

 

“Këtë bashkëpunim ne sot  do e konkretizojmë  me një marrëveshje bashkëpunimi në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Universitetit të Prishtinës se bëhet fjalë për një marrëveshje ku do të përfitojnë së paku 200 studentë që mësimet në teori gjatë kohës së studimeve të kenë mundësinë t’i bëjnë realitet në praktik. Dhe unë besoj kjo marrëveshje kjo mundësi për studentët do jetë mundësi shumë e mirë për ta sepse ato mësimet teorike do keni mundësi që edhe përgjatë studimeve por edhe në momentin kur t’i mbarojnë studimet të kenë mundësi t’i prekin në praktik”, u shpreh ai.

Ministri tha se me qëllim të zbutjes së papunësisë, duhet të bashkërendohen aktivitetet  dhe të thellohet bashkëpunimi jo vetëm me institucionet relevante publike, por edhe me bizneset, në harmoni me nevojat e tregut të punës.

Rektori Marjan Dema tha se kjo marrëveshje është mundësi e shkëlqyer që studentët të përgatiten për tregun e punës. Ndërsa përmendi edhe sfidën kryesore me të cilën sot UP-ja përballet, e që është mungesa e buxhetit.

 

“Kemi edhe sfida, sfida kryesore kemi në mungesë të buxhetit, kemi numër shumë të vogël të stafit akademik dhe jo-akademik. Pastaj kemi mungesa të hapësirave, të laboratorëve, presim ndihmën e Qeverisë që të na ndihmoni që shumë programe që rrezikojnë të mbyllen, të kemi buxhet më të madh që planin strategjik ta realizojmë ashtu siç e kemi paraparë”, tha ai.

Ndërsa zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, i pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, tha se është në dijeni të sfidave që UP-ja sot ka, ndërsa u tregua optimist sa i përket punësimit të studentëve të UP-së.

Ai konfirmoi mbështetjen e Qeverisë për Universitetin e Prishtinës në realizimin e objektivave që ka.

 

“Unë kam besim të plotë që edhe burrat edhe gratë e këtij universiteti kanë me gjet rrugë që me mujt me avancu në realizimin e objektivave të tyre programore. Ajo që unë mund të them në emër të Qeverisë, është… që ta forcojmë autonominë e këtij universiteti. Njerëz profesionist në të gjitha nivelet e arsimit. Detyra jonë është me ju mbështet sa më mirë. Natyrisht pastaj ne i presim edhe rezultatet. E di që keni sfida dhe vështirësi dhe nuk është lehtë, por keni shpresë të madhe që universiteti që ka qenë dikur çerdhe dhe baza e lirisë së Kosovës, të kthehet në një flamurtar të shtetndërtimit dhe mirëqenies tonë”, tha Limaj.

E nënshkrimin e një marrëveshjeje të ngjashme e paralajmëroi ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Sipas tij, institucionet duhet ti japin hapësirë studentëve që atë që e kanë mësuar në teori ta praktikojnë në punë.

 

“ Edhe ne si Qeveri dhe si ministri duam t’iu japim hapësirë studentëve tanë që atë gjë të cilën e kanë mësuar në teori në universitete, ta kenë  mundësinë ta kenë edhe në praktik. Në këtë fushë ministria e Punës ka bërë një hap pozitiv dhe konsiderojë që edhe ne jemi në po të njëjtin hap besoj që shumë shpejt do ta kemi edhe një marrëveshje tjetër me ministrinë tonë që do të jetë prapë për çështjen e praktikës së studentëve dhe kjo është ai hapi i vazhdueshëm i përkrahjes së ministrisë që e ka edhe obligim por për të cilin shohim edhe një zhvillim të ri edhe në fushën e përkrahjes së universitetit në veçanti të përkrahjes së të rinjve”, u shpreh Bytyqi.

Ai tha se bashkëpunimi i institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen me UP-në duke pasuruar edhe më tutje format e bashkëpunimit./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?