20 për qind e veturave në Kosovë janë të pasiguruara

20 për qind e veturave në Kosovë janë të pasiguruara

Veturat e pasiguruara dhe mos anëtarësimi i Kosovës në OKB pamundësojnë pajisjen me Karton të Gjelbër. Kështu u tha në takimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa me akterët relevantë për çështjen e Kartonit të Gjelbër, ku u vu në pah nevoja për të gjetur një zgjidhje alternative në mënyrë që diaspora të mos paguajë […]

Veturat e pasiguruara dhe mos anëtarësimi i Kosovës në OKB pamundësojnë pajisjen me Karton të Gjelbër.

Kështu u tha në takimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa me akterët relevantë për çështjen e Kartonit të Gjelbër, ku u vu në pah nevoja për të gjetur një zgjidhje alternative në mënyrë që diaspora të mos paguajë policën për të hyrë në Kosovë.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, duke folur për kriteret që tashmë janë përmbushur drejt Kartonit të Gjelbër, bëri të ditur se kanë mbetur dy çështje të brendshme për t’u zgjidhur, gjegjësisht, ka mbetur për t’u rregulluar çështja e automjeteve të pasiguruara.

Teksa shtoi se arsyeja e refuzimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrosë ka qenë mos anëtarësimi i kësaj të fundit në OKB.

 

“Tash ka mbetur vetëm një çështje e brendshme që unë e konsideroj që ne duhet ta rregullojmë që ka të bëjë me automjetet e pasiguruara. Është një përqindje shumë e lartë, tash e them kushtimisht me hy në Këshillin e Byrosë me një numër kaq të lartë të të tyre, ose duhet mbikëqyrje ose duhet të largohemi. Lejohet diku rreth 5 për qind e automjeteve të jenë të pasiguruara, jo sot që nëse nuk gaboj ka qenë rreth 25 për qind më pastaj me një udhëzim për laje kjo përqindje është ulur në 20 për qind. Prandaj ne duhet ta kryejmë këtë detyrë shtëpie. Është shumë thjesht, nuk kemi nevojë me zbuluar asgjë, me i marrë modelet që i zbaton Kroacia, Sllovenia, Austria. Vetëm duhet vullnet politik për ta zgjidhur këtë çështje”, tha Mehmeti.

Sipas tij, për të zgjidhur këtë çështje, duhet që softueri që ka Byroja Kosovare e Sigurimeve, ku shihen të gjitha policat dhe automjetet e siguruara, të lidhet me softuerët e MPB dhe policisë, ku do të ndërrohej udhëzimi që përcakton dënimin që duhet të paguhet në rast të vonimit të regjistrimit të automjeteve.

Ai shtoi se për këtë do të ishte e mirëseardhur një fushatë informuese për këtë çështje, rreth 5-6 muaj, fushatë e cila sipas tij, nuk do të kushtonte shumë dhe njëkohësisht do të shërbente për zgjidhjen e këtij problemi.

Fatmir Gashi, zëvendësministër i Financave, ka evidentuar si problem tjetër qarkullimin e tri llojeve të targave në Kosovë si problem tjetër, i cili ka bërë që Kosova ende të mos ketë Kartonin e Gjelbër. Për këtë, ai tha se Kosova duhet të nënshkruajë Traktatin e Vjenës mbi transportin rrugor.

 

“Ne duhet ta nënshkruajmë Traktatin e Vjenës mbi transportin rrugor. Pa nënshkrimin e këtij traktati dhe pa prefiksin e shtetit çfarë do ta ketë Kosova, a do të jetë KS, KOS, qysh do që e ka, por që duhet me e pas inicialin e shtetit, për të mundur të hyjë në Kartonin e Gjelbër. Është teknike, por duhet të jetë. Ky nënshkrim ta jep të drejtën e shkurtesës shtetërore”, tha Gashi.

Mirëpo me këtë nuk u pajtua guvernatori Fehmi Mehmeti, i cili tha se nuk i sheh këto si çështje problematike, pasi sipas tij, çështja e targave është finalizuar, derisa shtoi se në vendet e BE-së qarkullojnë 10 lloje targash.

Edhe Blerim Pushkolli, kryetar i Byrosë së Sigurimeve, tha se problemi kryesor qëndron te mos anëtarësimi i Kosovës në OKB.

 

“Në të gjitha komunikimet që janë bërë deri tash, në përpjekje të vazhdueshme prej vitit 2012 deri më tash, gjithmonë është përmend anëtarësimi në OKB, sepse kushtetuta që e kanë byrotë decidivisht e përmend anëtarësimin në OKB. Asnjë vend tjetër nuk është i anëtarësuar në Këshillin e Byrove që nuk është anëtar i OKB”, tha ai.

Ndërkaq kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, tha se brenda një periudhe shumë të shkurtër duhet gjetur një zgjidhje alternative për të zgjidhur çështjen e kartonit të gjelbër, derisa shtoi se 20 për qind e veturave të paregjistruara është një shifër alarmante e cila duhet të ulet. Ai pati një pyetje për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

 

“Këtu në Kosovë nëse janë 20 apo 25 për qind, sa është numri i saktë i tyre dhe sa do të duhej kohë për ta zgjidhur. Unë kam dëgjuar se Policia e Kosovës ka më së shumti automjete të paregjistruara. A është e vërtetë kjo”, pyeti Abdixhiku.

Por një gjë të tillë e mohoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, i cili tha se janë marrë të gjitha masat që të regjistrohen të gjitha veturat e Policisë së Kosovës sepse ata janë për të zbatuar ligjin.

 

“Sa i përket automjeteve, me saktësi po them është 20 për qind, që këtë ne duhet ta reduktojmë te 5 përqindëshi eventualisht në 5 për qind.  Nuk është e vërtetë te policia, nuk qëndron ajo. Kemi marrë të gjitha masat që së paku policia me qenë ata, sepse ata edhe e zbatojnë ligjin. Ne jemi duke e shikuar ligjin për automjete të paregjistruara”, tha ai.

Sipas Zekës, kjo çështje e automjeteve të veturave të paregjistruara do të përfundojë brenda dy vitesh.

Ndërsa deputeti Naser Osmani fajin për vonesën e pajisjes me Karton të Gjelbër ia la mungesës së vullnetit politik.

 

“Ne jemi të vetëdijshëm se paguajmë çmime të mëdha, 250 euro paguajmë për një muaj në Kroaci, 180 euro paguajmë për një javë në Greqi, e mos të flasim për ato kompani që paguajnë shuma marramendëse për mungesë të këtij kartoni dhe me fjalë tjera ne ende nuk kemi Kompani të shpedicionit për këto probleme… Kushti ka qenë që ne të jemi anëtar në OKB edhe për Swift kodin, por atë e kemi siguruar, sot BQK dhe bankat komerciale e posedojnë. Kartoni i Gjelbër e kam përshtypjen se po ngecë në mungesë të vullnetit”, tha ai.

Ndërsa deputetja Safete Hadërgjonaj, tha se si komision kanë bërë përpjekje për të zgjidhur këtë problem. Derisa në anën tjetër, anëtari i këtij komisioni, Blerim Kuçi, vlerësoi se është e rëndësishme që të bëhet i ditur edhe procesi dhe kohëzgjatja e tij që qytetarët të kenë kartonin e gjelbër.

Ndryshe, një alternativë tjetër për zgjidhjen e çështjes së Kartonit të Gjelbër, e propozuar nga ky takim ishte edhe mbulimi nga ndonjë shtet tjetër./N.Jakupi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?