20 imamë do t’u flasin të burgosurve në Kosovë për radikalizmin

20 imamë do t’u flasin të burgosurve në Kosovë për radikalizmin

  20 imamë do të jenë të angazhuar në qendrat korrektuese të Kosovës, të cilët do të ligjërojnë për të burgosurit me bindje radikale, por fillimisht ata do të kalojnë verifikimin nga AKI-ja. Për këtë kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi Ministria e Drejtësisë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Ministri Abelard Tahiri është shprehur i bindur se […]

 

20 imamë do të jenë të angazhuar në qendrat korrektuese të Kosovës, të cilët do të ligjërojnë për të burgosurit me bindje radikale, por fillimisht ata do të kalojnë verifikimin nga AKI-ja.

Për këtë kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi Ministria e Drejtësisë me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ministri Abelard Tahiri është shprehur i bindur se BIK-u ka dërguar emrat e atyre që kanë integritet moral dhe njerëz që do të ndihmojnë në deradikalizim, raporton KTV.

Për këtë e ka siguruar kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Myftiu ka thënë se do të jenë të përkushtuar për të luftuar çdo lloj ekstremizmi e radikalizmi dhe t’i shpjegojnë popullatës se feja nuk ka të bëjë me radikalizmin e me terrorizmin, por ka individë që e keqpërdorin fenë për interesa personale.

Për imamët në procese gjyqësore, myftiu ka thënë se nuk kanë qenë shumë, por vetëm 5 e të cilët janë liruar nga Gjykata.

Ndërkohë, ministri Abelard Tahiri ka thënë se shqetësim serioz ka qenë edhe literatura që ka qarkulluar nëpër qendrat korrektuese e që ka kontribuar në radikalizimin e të burgosurve.

Tahiri ka thënë se këta të burgosur që janë kthyer nga vatrat e luftës me bindje radikale do të mbikëqyren edhe pas lirimit nga burgu.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?