17 vjeçari nën akuza për vrasje me paramendim në Teksas

17 vjeçari nën akuza për vrasje me paramendim në Teksas

  Prokurorët në Teksas kanë ngritur padi për vrasje me paramendim ndaj adoleshentit Dimitrios Pagourtzis për masakrën dje në një shkollë të mesme. Megjithëse 17-vjeç, ai do të trajtohet në sistemin gjyqësor si i pandehur në moshë madhore, që lë të hapur mundësinë për dënimin me vdekje. Dhjetë vetë humbën jetën dhe mbi dhjetë të […]

 

Prokurorët në Teksas kanë ngritur padi për vrasje me paramendim ndaj adoleshentit Dimitrios Pagourtzis për masakrën dje në një shkollë të mesme. Megjithëse 17-vjeç, ai do të trajtohet në sistemin gjyqësor si i pandehur në moshë madhore, që lë të hapur mundësinë për dënimin me vdekje.

Dhjetë vetë humbën jetën dhe mbi dhjetë të tjerë u plagosën në sulmin e fundit vdekjeprurës në një shkollë amerikane. Autoritetet thonë se përveç të dyshuarit Dimitrios Pagourzis kanë ndaluar edhe një individ tjetër si person interesi. Masakra në Shkollën Santa Fe ka rizgjuar debatin mbi dhunën me armë në Shtetet e Bashkuara.

E premtja e djeshme filloi si një ditë tipike në një shkollë të mesme, por shkolla Santa Fe në juglindje të Teksasitu shndërrua shpejt në skenë të një krimi makabër.

“Dëgjova katër ose pesë të shtëna. Nuk e di. Sa e kuptova se çfarë ishte, fillova të vrapoj” thotë nxënësja Paige Curry.

Autoritetet thonë se i dyshuari, 17-vjeçari Dimitrios Pagourtzis hapi zjarr në Shkollën e Mesme Santa Fe pak para orës 8 të mëngjesit të së premtes. Disa njerëz humbën jetën, shumica prej tyre nxënës adoleshentë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, shprehu keqardhje mbi sulmin e fundit të ndodhur në një shkollë.

“Kjo po ndodh shumë shpesh në vendin tonë, për shumë vite, për shumë dekada. Mbajmë zi për humbjen e jetës dhe i japim mbështetjen tonë të gjithëve të prekur nga ky sulm absolutisht i tmerrshëm”.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se nuk kishte patur shumë shenja se i dyshuari synonte të kryente një akt të tillë, ndryshe nga autori i krimit në Shkollën Marjory Stoneman Douglas. Ai shtoi se armët e përdorura ishin ligjërisht pronë e babait të të dyshuarit.

“Në këtë rast, nuk kishte pasur shenja, ose kishte shumë pak shenja se do të bënte një gjë të tillë. Në faqen e tij në Facebook ai kishte vënë foton e një bluze me shkrimin “born to kill (i lindur për të vrarë), por asgjë tjetër. Ai nuk kishte histori kriminale ose probleme me policinë”.

Vrasja në Shkollën e Mesme Santa Fe ndodhi vetëm pak muaj pas masakrës në Parkland, të Floridës, ku humbën jetën 14 nxënës dhe tre punonjës në Shkollën e Mesme Marjory Stoneman Douglas.

“Kjo nuk ka fund. Ne të gjithë duhet të punojmë për të gjetur një mënyrë për të trajtuar problemin, por duke patur parasysh situatën, ne duhet të përgatitemi fatkeqësisht për ngjarje të tilla”.

Pas kontrollit të premten në të dy shtëpive dhe një automjeti që ishte në përdorim të të dyshuarit, policia tha se kishte gjetur pajisje të shumta shpërthyese. Autoritetet, duke cituar ditarin e të dyshuarit, thonë se ai kishte planifikuar të vriste veten pas sulmit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?