Zyrtari i PDK-së nga tryeza e Isa Mustafës: LDK-ja s’mund ta çojë vendin në zgjedhje, PDK-ja mundet

Zyrtari i PDK-së nga tryeza e Isa Mustafës: LDK-ja s’mund ta çojë vendin në zgjedhje, PDK-ja mundet

Zyrtari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur para medieve pas përfundimit të takimit në tryezën e LDK-së. Në takimin që sipas tij se nuk u mbajt për të folur për zgjedhjet, por për të arritur konsensus siç parashihet në platformën politike të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, tha se janë diskutuar çështjet e interesit nacional. […]

Në takimin që sipas tij se nuk u mbajt për të folur për zgjedhjet, por për të arritur konsensus siç parashihet në platformën politike të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, tha se janë diskutuar çështjet e interesit nacional.

Krasniqi, tha se vendin në zgjedhje mund ta çojë vetëm PDK-ja, dhe jo LDK-ja, shkruan Periskopi.

“Nuk mundet LDK-ja me çu vendin në zgjedhje, PDK-ja e çon vendin në zgjedhje. Partitë politike duhet me qenë gjithmonë të gatshme për zgjedhje. Ne nuk mendojmë që duhet të shkojmë në zgjedhje tash, por ka nevojë për reformë zgjedhore”, tha ai.

Ai tha se takime të tilla do të mbahen edhe në të ardhmen, përderisa tha se propozimet e PDK-së gjetën vend në tryezën e LDK-së.

“Ne u dakorduam që takime të tilla t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen. Edhe propozimet e PDK-së, për një platformë gjithëpërfshirës, për një konsensus për tema nacionale. Kemi trajtuar një gamë, ku pajtohemi, që të kemi një gjithpërfshirje të spektrit politik, në mënyrë që t’i tejkalojmë në mënyrë më të shpejtë dhe më të lehtë, siç është dialogu me Serbinë, themelimi i Ushtrisë, themelimi i Asociacionit, reforma zgjedhore etj. Kemi gatishmëri që të ecim përpara për tema që janë të rëndësisë nacionale. Nuk është e mjaftueshme që vetëm të mbledhim e të diskutojmë, por në takimet e ardhshme kemi qëllime për marrëveshje konsensuale mes pozitës dhe opozitës”, tha ai. /Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?