Zvicra dhe Serbia kanë rënë dakord se s’pajtohen rreth Kosovës

Trekëndëshin kyç për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e përbëjnë Beogradi, Zagrebi dhe Tirana, ka thënë ambasadori i Zvicrës në Serbi Philippe Guex për numrin e sotëm të gazetëls “Novosti”. “Zvicra dhe Serbia kanë rënë dakord se s’pajtohen rreth Kosovës, pasi që ne e kemi njohur pavarësinë”, ka thënë Guex, duke shtuar se […]
Trekëndëshin kyç për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e përbëjnë Beogradi, Zagrebi dhe Tirana, ka thënë ambasadori i Zvicrës në Serbi Philippe Guex për numrin e sotëm të gazetëls “Novosti”.
“Zvicra dhe Serbia kanë rënë dakord se s’pajtohen rreth Kosovës, pasi që ne e kemi njohur pavarësinë”, ka thënë Guex, duke shtuar se shteti i tij ka diasporë të madhe, si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova, dhe prandaj edhe e ndihmon edhe Kosovën.
Ai ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.












