Zgjidhet problemi që Kosova e Serbia i shkaktuan Evropës me orët digjitale

Zgjidhet problemi që Kosova e Serbia i shkaktuan Evropës me orët digjitale

Vonesat e orëve elektrike në Bashkimin Evropian për shkak të kontestit për rrymën midis Serbisë e Kosovës kanë marrë fund. Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” Claire Camus, zëdhënësja e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E), e cila ka potencuar se ky problem është zgjidhur qysh në fillim të muajit mars. […]

Këtë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” Claire Camus, zëdhënësja e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E), e cila ka potencuar se ky problem është zgjidhur qysh në fillim të muajit mars.

“Operatorët e Rrjetit Evropian të Sistemit të Transmisionit janë pajtuar dhe kanë ndërmarr një program kompensimi përmes së cilit frekuenca është mbajtur pak më lart sesa normalisht (duke futur më shumë energji në sistem sesa që nevojitet) për të mbuluar devijimet kohore. Ndërsa, që nga dita e djeshme, situata është kthyer në normalitet”, ka thënë Camus për “Kohën Ditore”.

Rrjeti kosovar i Transmisionit, sipas saj, është debalansuar mes janarit dhe marsit, dhe për këtë, Rrjeti serb i Transmisionit nuk e ka kompensuar këtë të parën siç është dashur ta bëjë në bazë të rregullave të Sistemit Kontinental Evropian të Energjisë.

Kujtojmë se një devijim i frekuencës së energjisë, si pasojë e moskoordinimit mes Kosovës dhe Serbisë, i ka shkaktuar 113 gigavatë energji humbje Sistemit të Energjisë së Evropës Kontinentale, ka njoftuar Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E), transmetoh Koha.

Devijimi i frekuencës së energjisë, sipas një kumtese të ENTSO-E, vjen për shkak se që nga mesi i janarit, Kosova është duke shpenzuar më shumë energji elektrike sesa që aktualisht prodhon. Ndërkaq thuhet se Serbia ka dështuar ta balancojë rrjetin energjetik të Kosovës për të cilën aktualisht është përgjegjëse.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?