Zeka uron ministrin e ri të brendshëm: Ishalla s’e han si Flamuri

Deputeti i NISMA’s, Milaim Zeka, ka thënë se nëpër shkollat e Kosovës është duke ndodhur një skandal, për të cilin thotë se e ka informuar edhe ministrin e arsimit. Zeka thotë se mësuesit në shkolla, po i shtyjnë nxënësit të qëndrojnë te tabela me çantë në krah dhe po i fotografojnë, shkruan Periskopi. E kjo […]
Deputeti i NISMA’s, Milaim Zeka, ka thënë se nëpër shkollat e Kosovës është duke ndodhur një skandal, për të cilin thotë se e ka informuar edhe ministrin e arsimit.
Zeka thotë se mësuesit në shkolla, po i shtyjnë nxënësit të qëndrojnë te tabela me çantë në krah dhe po i fotografojnë, shkruan Periskopi. E kjo sipas tij, po ndodh pasiqë nxënësit bëjnë ndonjë mungesë ose nuk i kanë kryer detyrat.
Zeka me këtë rast, ka pasur edhe një lutje për ministrin e ri të brendshëm të cilin e ka uruar ‘që të mos e hajë si ministri paraprak’.
“Është duke ndodhë një skandal nëpër shkollat e Kosovës. Mësuesit po i marrin fëmijet vetëm pse nuk i kanë bërë detyrat, po I marrin po I qesin të dërrasat e zeza, me çanta 20 killa dhe turpi më Iimadh po I fotografojnë”, ka thënë Zeka, shkruan Periskopi.
“E kisha lutë ministrin tonë të brednshëm, dhe i uroj shumë sukses e ishalla se han edhe ky si Flamuri dhe me na ardhë me një raport shumë serioz “, ka thënë ai/Periskopi/












