Zeka i ashpër me AKI’në: Po na xhiron edhe kur po flemë me gratë tona

Deputeti nga radhët e NISMA’së, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq. Zeka ka kritikuar AKI’në për veprimet e ndërmarra karshi kësaj çështjeje. Ai e ka qenë i ashpër me këtë institucion të sigurisë duke e quajtur shantazhues. Thotë se AKI po i filmom, përgjon e xhiron […]
Deputeti nga radhët e NISMA’së, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq. Zeka ka kritikuar AKI’në për veprimet e ndërmarra karshi kësaj çështjeje.
Ai e ka qenë i ashpër me këtë institucion të sigurisë duke e quajtur shantazhues. Thotë se AKI po i filmom, përgjon e xhiron persona edhe kur flenë me gratë e tyre.
“Në këtë foltore kam fol para gjashtë muajve për AKI’në. Në këtë foltore kam thanë që AKI është agjenci private për t’i shantazhuar njerëzit dhe atëherë është dashtë me marrë seriozisht fjalimin tim dhe me vepru. Prandaj e kam quajtur unë AKI’në si drejtori e shantazhit. Agjenci që i filmon, përgjon e ingjizon njerëzit edhe kur flejnë privatisht edhe me gratë e veta, prandaj kamë thanë me i hetua këta. Bira e fundit e kavallit është Driton Gashi bashkë me Shpend Maxhunin e të gjithë të tjerët”, ka thënë Zeka nga foltorja e Kuvendit.












