VV për 1 Prill: Premtimet e Haradinajt janë të vërteta vetëm sot

  Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar aktivitet simbolik me rastin e ditës së gënjeshtrave, si ditë përkujtuese për “rrenat e qeveritarëve të Kosovës”. Aktivistja e VV-së, Arta Berisha tha se premtimet e kryeministrit Ramush Haradinaj janë të vërteta vetëm sot, në ditën e rrenave. Sipas saj, Haradinaj u zotua se brenda 3 muajsh qytetarët do ë […]

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar aktivitet simbolik me rastin e ditës së gënjeshtrave, si ditë përkujtuese për “rrenat e qeveritarëve të Kosovës”.

Aktivistja e VV-së, Arta Berisha tha se premtimet e kryeministrit Ramush Haradinaj janë të vërteta vetëm sot, në ditën e rrenave.

Sipas saj, Haradinaj u zotua se brenda 3 muajsh qytetarët do ë lëvizin pa viza, e përveç se kjo nuk ndodhi Kosova humbi edhe 8200 hektarë tokë përmes demarkacionit, duke i gënjyer qytetarët me liberalizim vizash. Ajo përmendi edhe premtimet e kryeministrit për formimin e ushtrisë dhe ato për rritjen e pagave dhe pensioneve, ku sipas tyre nuk  u ndërmor asnjë iniciativë në këtë drejtim.

Kryeministri Ramush Haradinaj premtoi po ashtu formimin e ushtrisë së Kosovës. Për shkak të shumë gënjeshtrave kësaj çështje nuk i erdhi koha për diskutim.

“Qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë iniciativë në këtë drejtim. Sigurisht që edhe rritja e rrogave për 30 përqind  dhe  pensionet për 25 përqind dhe mirëqenia e qytetarëve janë të vërteta vetëm sot në simboliken e 1 prillit. Urime dita e juaj kryeministër”, tha ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?