VV i kërkon fakte Thaçit për akuzat

VV i kërkon fakte Thaçit për akuzat

  Presidenti i Kosovës të shtunën ka akuzuar “Vetëvendosjen” se financohet nga Irani dhe se lideri i kësaj partie Albin Kurti është themelues i organizatës “Syri i Popullit”. Për këto akuza “Vetëvendosja” tani kërkon fakte nga Thaçi, në të kundërtën thonë se do të kërkojnë përgjegjësi ligjore Një ditë pas akuzave të presidentit të Kosovës […]

 

Presidenti i Kosovës të shtunën ka akuzuar “Vetëvendosjen” se financohet nga Irani dhe se lideri i kësaj partie Albin Kurti është themelues i organizatës “Syri i Popullit”. Për këto akuza “Vetëvendosja” tani kërkon fakte nga Thaçi, në të kundërtën thonë se do të kërkojnë përgjegjësi ligjore

Një ditë pas akuzave të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi karshi lëvizjes “Vetëvendosje”, përfaqësuesit e kësaj partie kanë thënë për gazetën “Zëri” se do të kërkojnë nga presidenti argumentimin e deklaratave të tij.

Kjo parti bën të qartë se nëse Thaçi nuk i argumenton këto akuza do të ndjekin procedurën ligjore ndaj të parit të shtetit.

Madje, sipas anëtarëve të “Vetëvendosjes”, deklarimi i Thaçit kundër kësaj partie është shkelje e Kushtetutës pasi presidenti i vendit duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe nuk guxon të dalë kundër ndonjë partie politike.

Sipas analistëve politikë, deklaratat e Thaçit kundër “Vetëvendosjes” dhe Albin Kurtit kanë të bëjnë me rivalitetin politik në mes të dy politikanëve.
Ata thonë se nëse këto akuza qëndrojnë, atëherë presidenti duhet t’i dërgojë në Prokurori.

Hashim Thaçi të shtunën gjatë një konference për shtyp e ka akuzuar lëvizjen “Vetëvendosje” dhe liderin e saj Albin Kurti për disa gjëra, ku ndër to ka përmendur edhe financimin e kësaj partie nga Irani, si dhe ka drejtuar gishtin kah Albin Kurti duke thënë se ai është ideatori i themelimit të organizatës “Syri i Popullit”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?