Vulin e quan Haradinajn ‘terrorist’ që ka filluar dëbimin e serbëve

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka tërhequr vërejtjen se kritika e Ramush Haradinajt për Brukselin është kërcënim për paqen e dialogun e në radhë të parë për serbët në Kosovë. Vulin me këtë rast Haradinajn e ka quajtur terrorist.  Haradinaj kishte thënë se nëse Bashkimi Europian nuk ka kapacitet ta ndihmojë Kosovën, atëherë do […]

Haradinaj kishte thënë se nëse Bashkimi Europian nuk ka kapacitet ta ndihmojë Kosovën, atëherë do të duhej që atë ta kërkonte nga të tjerët, e nëse nuk e do ndihmën nga të tjerët, për këtë duhet ta njoftojë Prishtinën.

Vulin, i cili është në Moskë për aranzhime armatimi lidhur me këtë deklaratë, siç njofton tanjug, ka thënë:

“Terroristi i padënuar dëshiron t’i përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. Meqë Haradinaj e ka akuzuar BE-në, më intereson të di nëse BE do të thërrasë që të dy palët të përmbahen sikur që rëndom kërkon kur Prishtina e sulmon Beogradin. Haradinaj me dhunë e me thirrje për dhunë mund ta rrezikojë paqen jo vetëm në hapësirën tonë. Deklarata e tij është kërcënim për paqe dhe dialogun e Brukselit e në radhë të parë për serbët në Kosovë”.

Vulin ka thënë se Haradinaj e ka filluar dëbimin e serbëve, por nuk e ka përfunduar.

“Por, derisa Serbinë e udhëheq Vuçiq dhe derisa ai është komandant suprem i Ushtrisë së Serbisë, as Haradinaj dhe askush tjetër nuk do t’i përsërisë i padënuar ndjekjen e marsit, as Shtrëngatën dhe as Shkëndijën. BE më në fund ai duhet të thotë se deri kur do të durojë kërcënimin për paqe që vjen nga Prishtina”, ka thënë Vulin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?