Vuçiq pret në Beograd ministrin e Burundit: Faleminderit që tërhoqët njohjen për Kosovën

Më 17 shkurt në media ishte raportuar se Burundi e kishte tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministri i jashtë serb, Ivica Daçiq kishte thënë se Burundi e tërheq njohjen pikërisht në ditën e pavarësisë pas përpjekjeve të diplomacisë serbe për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia e quan pavarësi të […]
Ministri i jashtë serb, Ivica Daçiq kishte thënë se Burundi e tërheq njohjen pikërisht në ditën e pavarësisë pas përpjekjeve të diplomacisë serbe për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia e quan pavarësi të shpallur njëanshëm, shkruan Periskopi.
Po atë dite kishte reaguar ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili kishte demantuar Daçiqin duke publikuar një dokument të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku figuronte ende njohja e Burundit për pavarësinë e Kosovës.
Por duket se Burundi e ka njëmend tërheqjen e pavarësisë së Kosovës, përkundër se autoritetet e Kosovës nuk kanë marrë një njoftim nga shteti në fjalë. Sot në Beograd ka qëndruar për vizitë ministri për Çështje të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar i Republikës së Burundit, Alene Eme Njamjeti, i cili është pritur nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq e ka falënderuar ministrin Njamjeti për tërheqjen e njohjes së Kosovës. /Periskopi/















