Vuçiq pranon kapitullimin: Jemi në telashe të mëdha, kemi bërë shumë gabime

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është duke u bërë gati për samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje më 10, 11 dhe 12 prill por se nuk pret aq lajme të mira për vendin e tij. Ai ka thënë se Serbia është në telashe të mëdha dhe se ka bërë gabime […]
Ai ka thënë se Serbia është në telashe të mëdha dhe se ka bërë gabime të shumta.
“Jemi në telashe të mëdha. Kemi bërë gabime të shumta, shumë rrethana nuk janë siç i kemi parashikuar, por na mbetet që ta mbrojmë dhe duam shtetin tonë, dhe kështu bëjmë. Po bëhem gati për çdo takim, për çdo diskutim”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për shtyp bashkë me Presidentin e Republikës Srpska në Bosnjë, Milorad Dodik, shkruan Periskopi.
Vuçiq ka thënë se biseda të rëndësishme do të zhvillohen edhe për Kosovën.
“Por nuk pres lajme aq të mira për shtetin tonë. Do të luftojmë me gjithë forcën, zemrën dhe energjinë tonë, njëjtë sikur kur ishte shpallur pavarësia e njëanshme në vitin 2008, duke proklamuar pavarësi për Kosovën, e cila u njoh edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Por interesat e fuqive perëndimore janë të ndryshme”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se pjesa e vështirë është se pala shqiptare nuk ka dëshirë kompromosi aspak.
“Na thonë se janë duke punuar në themelimin e Asociacionit të komunave serbe… por çka në të vërtetë po bëjnë ata? Dhe ia del me këto manovra për pesë vite”, ka thënë ai.
Vuçiq ka thënë se asnjë lëvizje nuk është bërë në drejtim të themelimit të ASK-së.
“Nuk jemi më budallenj e as naivë si më parë dhe siç thashë para shtatë ditëve se ata nuk do të bëjnë diçka serioze… e shihni që kisha të drejtë”, ka thënë Vuçiq. /Periskopi/












