Vuçiq për zhvillimet në Siri: Edhe me Rusinë edhe me Amerikën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Kyle Skot, ku ka shprehur qëndrim neutral sa i përket zhvillimeve të fundit në Siri, shkruan Periskopi. Sipas tij, Serbia dëshiron që të ketë raporte të mira me të gjitha vendet, sepse si një vend i vogël që është nuk dëshiron […]

Sipas tij, Serbia dëshiron që të ketë raporte të mira me të gjitha vendet, sepse si një vend i vogël që është nuk dëshiron që të futet në raportet ndërmjet shteteve të mëdha.

“Serbia dëshiron që të ruaj raportet, dhe neutralitetin ushtarak. Vendi ynë dëshiron raporte të mira me të gjitha vendet” ka deklaruar Vuçiq, shkruan e përditshmja serbe ‘Danas’, transmeton Periskopi.

Ndërkohë ambasadori amerikan, Skot, është shprehur i bindur se aeroplanët e regjimit të Assadit janë përgjegjës për sulmin me armatim kimik ndaj civilëve në Duma në zonën e poshtme të Damaskut në ditën e 7 prillit, ku mbeten të vdekur dhjetëra persona dhe u lënduan qindra të tjerë.

Skot ka kërkuar mbështetje nga Serbia lidhur me rastin e hetimit të sulmit me armë kimike.

Ky qëndrim neutral i Serbisë ndaj këtyre zhvillimeve mund të jetë si pasojë e afërsisë së këtij shteti me Rusinë, e cila ishte kategorike kundër sulmeve të SHBA-ve në Siri.

Ndryshe nga Vuçiq, krerët e shtetit të Republikës së Kosovës, Thaçi dhe Haradinaj kanë përshëndetur aktin e sulmeve, duke treguar kështu se janë në një linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?