Vuçiq kritikon vendet evropiane për Rusinë

Presidenti serb ka kritikuar vendet evropiane për drejtim të gishtit nga Rusia në çështjen Skripal pa asnjë provë. Alexandar Vuçiq thotë se është e pamundur të akuzohet dikush në bazë të pretendimeve të Britanisë së Madhe. “Denoncojmë sulmet kimike kudo që ndodhin në botë por në mungesë të provave në rastin Skripal, është e […]
Presidenti serb ka kritikuar vendet evropiane për drejtim të gishtit nga Rusia në çështjen Skripal pa asnjë provë. Alexandar Vuçiq thotë se është e pamundur të akuzohet dikush në bazë të pretendimeve të Britanisë së Madhe.
“Denoncojmë sulmet kimike kudo që ndodhin në botë por në mungesë të provave në rastin Skripal, është e pamundur të akuzohet Rusia”, tha ai për Russia-24.
Vuciq shprehu bindjen se një hetim i detajuar do të “ofronte mundësinë për të kuptuar se çka ndodhi në të vërtetë”.
Britania e Madhe dhe aleatë të saj akuzojnë Rusinë se ka gisht në helmimin e agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.












