Vuçiq i përgjigjet Thaçit: Gjuriq nuk hyri një ditë më herët në Kosovë

  Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka demantuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke thënë se nuk është e vërtetë se drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kishte hyrë në Kosovë një ditë para takimit në veri të Mitrovicës, një javë me parë. “Marko nuk ka hyrë nëpër rrugë […]

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka demantuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke thënë se nuk është e vërtetë se drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kishte hyrë në Kosovë një ditë para takimit në veri të Mitrovicës, një javë me parë.

“Marko nuk ka hyrë nëpër rrugë të dhisë. Ne do të presim edhe një kohë që ata të hamendësojnë se si dhe ku hyri ai, pastaj do t’i njoftojmë zyrtarisht ku hyri ai. Dhe, nuk ka hyrë një ditë më parë siç po flasin ata dhe nëpër kurrfarë rrugësh të dhive, kjo është një gënjeshtër e kulluar”, tha Vuçiq në një takim në kuadër të dialogut të brendshëm, shkruajnë mediat serbe

Ai gjithashtu komentoi faktin se nuk doli një numër i madh njerëzish në alarmin e sirenës në veri të Mitrovicës, duke thënë se njerëzve u është dhënë një urdhër i rreptë që të mos shkrepet ndonjë plumb dhe të mos i përgjigjen dhunës me dhunë.
“Askush nuk donte gjakderdhje nga pala serbe, këtë e donte dikush tjetër”, tha Vuçiq.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për shtyp të shtunën, tha se Gjuriq kishte hyrë në Kosovë të dielen, një ditë para takimit në veri të Mitrovicës dhe se e kishte kaluar natën në banesën e Milan Radojçiqit në veri të Mitrovicës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?