Vrasje makabër në Gjermani, kosovarja vritet nga bashkëshorti serb

Vrasje makabër në Gjermani, kosovarja vritet nga bashkëshorti serb

Detaje të reja lidhur me vrasjen e kosovares në Winterlingen Një nëpunës policor ia vendos prangat dhe një kapelë mbi kokë shtetasit nga Serbia, Dugi G. dhe menjëherë e dërgon në paraburgim vrasësin e dyshuar. Fund i hidhur i një drame familjare vdekjeprurëse, në Winterlingen të Gjermanisë. Dugi G. (48) dyshohet se e ka vrarë […]

Detaje të reja lidhur me vrasjen e kosovares në Winterlingen Një nëpunës policor ia vendos prangat dhe një kapelë mbi kokë shtetasit nga Serbia, Dugi G. dhe menjëherë e dërgon në paraburgim vrasësin e dyshuar.

Fund i hidhur i një drame familjare vdekjeprurëse, në Winterlingen të Gjermanisë. Dugi G. (48) dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij kosovare Mervete G. (41). Katër fëmijët e përbashkët të çiftit (6, 8, 12 dhe 17-vjeç), tashmë nuk kanë nënë, ndërsa babai i tyre është në paraburgim.

Gjashtë mijë banorët e Komunës Winterlingen janë tronditur: Pak pas orës 19.00, shumë dëshmitarë i janë lajmëruar policisë, se në banesën e familjes në fjalë janë dëgjuar të shtëna. Në vendngjarje kanë arritur katër patrulla policore.

Para ndërtesës ka qëndruar Dugi G. me duar të ngritura lart, duke u arrestuar pa dhënë ndonjë rezistencë. Një zëdhënës i policisë ka deklaruar për “Bild”: “Në banesë kemi gjetur bashkëshorten e vdekur të shtrirë përtoke. Vajza shtatëmbëdhjetëvjeçare ka pësuar lëndime të lehta”.

Policia dyshon se Dugi G. me pistoletë apo revolver, me disa të shtëna e ka qëlluar bashkëshorten. Arma i është sekuestruar, transmeton Albinfo.ch.
Ajo që është më e keqja: Të katër fëmijët gjatë krimit kanë qenë në banesë.

Kryebashkiaku Michael Maier (53, CDU) pohon: “Fëmijët menjëherë janë përkujdesur nga Kryqi i Kuq, ndërsa tani janë nën përkujdesje të familjarëve”. Një mik i familjes: “Gjyshërit kanë ardhur nga Zvicra për t’u përkujdesur për fëmijët”.

Komisioni për krime të rënda do të duhet të qartësojë se si ka ardhur deri te ky krim makabër. Një fqinj i tyre ka theksuar: “Bashkëshortja donte të ndahej nga burri i saj”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?