Vjosa Osmani sfidon Haradinajn: Hajde e rrëzojmë Qeverinë javën tjetër nëse e ke njëmend

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanika sfiduar drejtpërdrejt deklaratat e Kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse LDK është e gatshme për zgjedhje, ai dhe AAK së bashku me koalicionin do t’jua sigurojnë votat. Deklaratën e Kryeministrit Haradinaj, Vjosa Osmani e cilësoi si joserioze – ashtu siç e ka humbur seriozitetin kjo qeveri. Deputetja e LDK’së nuk […]
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanika sfiduar drejtpërdrejt deklaratat e Kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse LDK është e gatshme për zgjedhje, ai dhe AAK së bashku me koalicionin do t’jua sigurojnë votat.
Deklaratën e Kryeministrit Haradinaj, Vjosa Osmani e cilësoi si joserioze – ashtu siç e ka humbur seriozitetin kjo qeveri.
Deputetja e LDK’së nuk është ndalur me kaq.
Ajo e ka ftuar edhe publikisht Haradinajn që ta rrëzojnë qeverinë javën e ardhshëm.
“Nuk besoj që e ka pasur seriozisht më këtë deklaratë. Por, nëse e ka seriozisht le të vjen javën e ardhshme dhe e largojmë qeverinë”, ka thënë ajo në T7.












