Vjen reagimi i ‘Gulistan’: Në Kosovë jemi me kërkesë të popullit

Vjen reagimi i ‘Gulistan’: Në Kosovë jemi me kërkesë të popullit

Institucionet Arsimore, Gulistan, kanë lëshuar një komunikatë, në të cilën thonë se në Kosovë janë hapur me kërkesën e popullit shqiptar të Kosovës, si pjesë një ndihmës humanitare arsimore. Aty thuhet se profesorët që u arrestuan ditën e hënë, janë kidnapuar sipas tyre, e që theksohet se do të përdorin çdo mjet e konventë ndërkombëtare […]

Aty thuhet se profesorët që u arrestuan ditën e hënë, janë kidnapuar sipas tyre, e që theksohet se do të përdorin çdo mjet e konventë ndërkombëtare për të zbardhur gjithë ndodhinë.

Ata thonë se pas rrëmbimit që ju është bërë pesë profesorëve të këtyre institucioneve, ata do të përforcohen me staf tjetër, duke vazhduar aktivitetin e tyre në Kosovë.

Kjo është komunikata e plotë:

“Institucionet Arsimore Gulistan kanë filluar aktivitetin arsimor edukativ në Kosovë prej vitit 2000. Këto institucione janë hapur në bazë të kërkesë të popullit shqiptar të Kosovës si pasojë e ndihmës humanitare e arsimore që është dhënë në Shqipëri nga personeli i Kolegjit Mehmet Akif për popullsinë shqiptare të dëbuar nga shtëpitë dhe vendi i tyre prej përdorimit të dhunes dhe gjenocidit nga forcat serbe.
Institucionet tona qe nga dita e parë e aktivitetit kanë zbatuar me perpikmeri ligjet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu i kanë kushtuar rëndësi të vecantë cilësisë së arsimit të ofruar e aktualisht numërohen shumë arritje në fusha të ndryshme shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare (238 medalje në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare). Cilësia në mësimdhënie e shkollave tona është vërtetuar edhe nga rreth 2000 maturantë tanë të cilët kanë vazhduar studimet e larta në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit.
Ashtu siç i gjithë opinioni publik është në dijeni, më 28 mars 2018 pesë kolegët tanë mesimdhenes janë kidnapuar në mënyrë të paligjshme në kundërshtim me parimet demokratike të cilat mbi gjithcka tjetër respektojnë të drejtat individuale të cdo njeriu pavarësisht përkatësisë etnike, besimit, bindjeve politike apo ideologjike, si parime të patjetërsueshme të mishëruara në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Nga kjo ngjarje janë të pikëlluar i gjithë personeli arsimor i Institucioneve Arsimore Gulistan, nxënësit tanë, prindërit si dhe i gjithë populli i Kosovës.
Vëmë në dijeni gjithë opinion publik se Institucionet Arsimore Gulistan do të përdorin të gjitha të drejtat që i njohin Konventat ndërkombëtare dhe Evropiane, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësitë ligjore të gjithë personat dhe institucionet të perfshire ne rrembimin.
Besojmë se, Kosova si shtet demokratik i ndërtuar në perputhje me strandartet më të larta, do të adresojë në mënyrë institucionale përgjegjësinë ligjore të aktorëve të involvuar në këtë rast kaq të rëndë, në përputhje me vlerat e sundimit të ligjit e vlerat evropiane që ajo përfaqëson, duke siguruar që këto ngjarje, të cilat rrezikojnë rrugëtimin e saj evropian, të mos ndodhin më asnjëherë në të ardhmen.
Bëjmë me dije, nxënësit tanë, prindërit si dhe gjithë opinionin publike, që jemi të vendosur të vazhdojmë aktivititetin arsimor dhe edukativ megjithë këto ndodhi fatkeqe. Arsimi dhe edukimi i planifikuar do të vazhdojë me të njëjtën cilësi dhe rigorozitet! Për këtë do të bëhen përforcime në personelin mësimor në mënyrë që të zëvendësohen profesorët e kidnapuar.
Në këtë ngjarje të vështirë dhe trishtuese që po jetojmë, dëshirojmë të FALENDEROJMË të gjitha ata të cilët nuk na kanë lënë vetëm por na kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit tonë.
FALENDEROJMË:
Nxënësit tanë,
Prindërit,
Maturantët tanë,
Përfaqësuesit e organeve të shtypit,
Gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore,
Ambasadorët e atashuar në Kosovë si dhe Shefat e Misioneve,
Organizatat e shoqërisë civile.
Gjithashtu FALENDEROJMË të gjithë ata vullnetarë që na kanë ndihmuar të shprehim e transmetojmë me anë të medias sociale në shumë vende të botës, vështirësitë e tronditjen që kemi pësuar.
Me shprese që një ngjarje e tillë të mos ndodhë më asnjëherë!!!”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?