Vjen kundërshtimi i parë nga Amerika për bombardimet në Siri

Ka reaguar ish kandidati për president në zgjedhjet e kaluara presidenciale të SHBA-së, Bernie Sanders për vendimin e Donald Trump mbi sulmet ajrore drejt objektivave të regjimit sirian. Ai nuk është pajtuar me vendimin e Trumpit, gjithashtu i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi. […]
It is Congress, not the president, which has the constitutional responsibility for making war. The international community must uphold the prohibition against the use of chemical weapons, but it is unclear how Trump’s illegal and unauthorized strikes on Syria achieve that goal. https://t.co/ps2HMIXZKu
— Bernie Sanders (@SenSanders) April 14, 2018
“Është Kongresi, dhe jo presidenti, i cili ka përgjegjësi kushtetuese për të bërë luftëra. Bashkësia Ndërkombëtare duhet të mbështesë ndalimin e përdorimit të armëve kimike, por mbetet e paqartë sesi Trump në mënyrë jo-ligjore dhe të pa-autorizuar sulmon Sirinë,” shkruan në Twitter, aktivisti veteran anti-luftë, Bernie Sanders./Periskopi/












