Vjen kërcënimi i AKR-së për Haradinajn: Largohemi nga Qeveria

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, ka përgënjeshtruar anëtarin e partisë së vetë, njëherit edhe këshilltarin e Pacollit, Jetlir Zyberajn, lidhur me kërkesën e Haradinajt për lirim nga detyra të ministrit të Brendshëm. Pacolli ka thënë se Zyberaj nuk përfaqëson qëndrimin e AKR-së, dhe nëse Sefaj nuk vazhdon punën, AKR-ja, largohet nga koalicioni. “AKR nuk ka […]
Pacolli ka thënë se Zyberaj nuk përfaqëson qëndrimin e AKR-së, dhe nëse Sefaj nuk vazhdon punën, AKR-ja, largohet nga koalicioni.
“AKR nuk ka pranuar kërkesën e Haradinajt për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Deklaratat e Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk përfaqëson qëndrimin unik të Aleancës Kosova e Re. I bëjmë me dije kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse ministri Sefaj nuk vazhdon punën në ministri, Aleanca Kosova e Re do të largohet nga koalicioni qeverisës”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në facebook, raporton Periskopi.
Ndryshe Haradinaj ka kërkuar edhe largimin nga detyra edhe të shefit të AKI-së./Periskopi.












