Vetëvendosje: KQZ-ja pa mandat nga 27 marsi, Thaçi fajtori kryesor

Vetëvendosje: KQZ-ja pa mandat nga 27 marsi, Thaçi fajtori kryesor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka kritikuar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, se po i ik obligimeve kushtetuese për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së. Sipas Kurteshit, Thaçi po përpiqet të ik nga kjo temë duke u marrë edhe me shpifje. “Synimi i Thaçit është privatizimi i çdo sektori, që ka […]

Sipas Kurteshit, Thaçi po përpiqet të ik nga kjo temë duke u marrë edhe me shpifje.

“Synimi i Thaçit është privatizimi i çdo sektori, që ka mbetur u kapur nga ai, duke përfshirë edhe KQZ-në në këtë rast. Ai po i ik obligimeve të tij Kushtetuese. Ai e ka ngulfatur sistemin e drejtësisë. Sot ne nuk kemi asnjë prokuror që është në gjendje me e kapë atë e me e fut ne burg, sidomos pas shpifjeve të fundit në media. Këto veprime të Thaçit janë për të ikur nga temat e fundit, që janë si falja e territorit Malit të Zi. Nga këto tema përpiqet të ik pasi që ka gisht ose është faktorë i drejtpërdrejtë. Zvarritja e emërimeve e përfaqësueseve të partive politike në Komisionin Qendror Zgjedhor”, ka deklaruar Kurteshi, shkruan Periskopi.

Ndërkohë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrystemi, ka thënë se emërimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së do të duhej të kishte përfunduar në shtator të vitit të kaluar.

Rrystemi ka thënë se me vendimin për mos emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, presidenca po e mban peng këtë institucion.

Ai ka thënë se si pasojë e mos emërimit të anëtarëve të rinj, KQZ-ja është pa mandat që nga 27 marsi i këtij viti.

“Përbërja e KQZ-së do të duhej të ndryshonte në shtatorin e vitit të kaluar. Është dashur që të emërohen anëtarët e rinj pas zgjedhjeve lokale. Nga 27 marsi i këtij viti KQZ-ja është pa mandat. Presidenca po e mban peng këtë institucion”, ka deklaruar Rrystemi në një konferencë të organizuar për media nga Lëvizja Vetëvendosje./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?