Veseli: Përkrahim fuqishëm nismën ushtarake kundër regjimit të Assadit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbështetur sulmin ushtarak ndaj Sirisë, të ndërmarrë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. Pamjet e përdorimit të armëve kimike, Veseli i ka quajtur tronditëse. “Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të […]
Pamjet e përdorimit të armëve kimike, Veseli i ka quajtur tronditëse.
“Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Asadit.
Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe.
Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë”, ka shkruar ai.












