Veseli: Më në fund BE-ja i vlerësoi të arriturat e Kosovës

Kryeparlamentari Kadri Veseli, shprehet i kënaqur që BE më në fund i ka vlerësuar të arriturat e Kosovës, dhe së në këtë fazë asgjë më të rëndësishme për Kosovën nuk ka sesa udhëtimii qytetarëve të Kosovës në Zonën Shengen. Sipas tij kjo e arritur krijon edhe mundësi të transformimit të politikës, shoqërisë dhe ekonomisë. “Bashkimi Evropian i […]
Sipas tij kjo e arritur krijon edhe mundësi të transformimit të politikës, shoqërisë dhe ekonomisë.
“Bashkimi Evropian i vleresoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Në këtë fazë, nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë. Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli.












