Veseli flet për kërkesën e LDK-së që të mbahen zgjedhje të reja

Veseli flet për kërkesën e LDK-së që të mbahen zgjedhje të reja

Dalja nga Qeveria e Listës Serbe dhe ngjarjet e fundit në Kosovë ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje, jo duke rrëzuar Qeverinë, por duke kërkuar konsensusin politik të partive për t’u ulur dhe dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme. Por kryetari i PDK-së që njëherësh […]

Por kryetari i PDK-së që njëherësh është kryetari i Kuvendit Kadri Veseli nuk po  e sheh shumë serioze këtë kërkesë të LDK-së.

Ai për KosovaPress ka thënë se nuk e di sa janë të gatshëm kolegët e tij nga opozita për zgjedhje, apo është vetëm një thirrje për të përfituar politikisht.

 

“Unë nuk e di sa është serioze me këtë kërkesë, sa janë të gatshëm kolegët e mi nga opozita, apo është vetëm një thirrje për të përfituar politikisht. Por,  ajo çfarë mund të them, ne do të jemi në koalicion qeverisës bashkë me partnerët e koalicionit, për aq sa na lejon vullneti i popullit, ligjet, Kushtetuta dhe të punojmë, kjo është më e rëndësishme në këtë moment…Ne kemi pasur një koalicion me LDK-në për tri vite, për të cilin jemi detyruar që për shkak të mungesës së vendimmarrjes të vijmë në një situatë në të cilën kemi ardhur”, tha Veseli.

Sipas Veselit, koalicionet qeverisëse janë për të marrë vendime të rëndësishme dhe në të mirë të  qytetarëve, e jo të qëndrojnë aty vetëm për t’i shijuar frytet e pushtetit.

Gjatë vikendit LDK do të vendos për pikat me të cilat do të prezantohet në ofertë, e që për synim ka të shndërrohet në marrëveshje të përbashkët për t’i dhënë vendin një datë për zgjedhje.

KosovaPress ka bërë përpjekje të marr një deklaratë të shefit të Grupit Parlamentar Avdullah Hoti, por të dielën ai nuk e ka hapur telefonin.

Megjithatë Hoti në konferencën e rregullt që LDK mban të premteve  tha se tash në  pushtet është një Qeveri që ka vetëm 40 deputetë dhe se një Qeveri e pakicës nuk mund të udhëheq vendin më tutje.

 

“Një qeveri e pakicës nuk mund ta udhëheq vendin më tutje. Dhe si rrjedhim zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme për këtë situatë. Ne sigurisht që nuk do të lejojmë që Lisa Serbe dhe subjekte të tjera të determinojnë se kur Kosova shkon në zgjedhje të reja, kjo çështje duhet të jetë çështje e dakorduar në mes partive kryesore shqiptare në parlamentin e Kosovës… Ne do të kërkojmë që të ulemi bashkë që sa më parë që zgjedhjet e ardhshme të jenë proces i dakorduar i organizuar mirë me datë i dakorduar mes subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës. Unë shpresoj që edh partitë të tjera do të reflektojnë karshi kësaj situate të re të krijuar sepse qeveria nuk mund të udhëheq vendin me vetëm 40 vota në Kuvendin e Kosovës “,  ka thënë Hoti të premten në konferencë për media.

Dalja e Listës Serbe nga Qeveria ka bërë që koalicioni qeverisës të mos i ketë 61 vota të domosdoshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?