Vendimi për protestuesit kunder taksës, përplasje me Policinë në Gjykatë (Foto/Video)

Deputetët e opozitës kanë mbërritur në Gjykatë, për të ndjekur nga afër dhënien e vendimit për 23 të arrestuarit. Sipas informacioneve deputetët nuk janë lejuar që të futen në sallë dhe ka pasur përplasje me policinë. Por nga ana tjetër dhe një grup protestuesish kanë nisur tubimin e tyre me thirrje: Lironi djemtë tanë. […]
Deputetët e opozitës kanë mbërritur në Gjykatë, për të ndjekur nga afër dhënien e vendimit për 23 të arrestuarit.
Sipas informacioneve deputetët nuk janë lejuar që të futen në sallë dhe ka pasur përplasje me policinë.
Por nga ana tjetër dhe një grup protestuesish kanë nisur tubimin e tyre me thirrje: Lironi djemtë tanë. Turp!
Protesta po zhvillohet nga ana tjetër e rrugës, pasi është vendosur perimetri i policisë.
Policia ka shtuar forcat në terren, ku mësohet se janë 1 mijë policë që janë të gatshëm, për të përballuar situatën.

















