Uta Ibrahimi ia mësyn përsëri Himalajeve

Alpinistja Uta Ibrahimi, gruaja e parë shqiptare që ngjiti majën e Everestit vitin e kaluar, sot udhëton për Himalaje, në tentim për të ngjitur maja të tjera, në kuadër të projektit të saj madhorë për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë , dy prej të cilave i ka ngjitur. Maja Lhoste 8,516 […]

Maja Lhoste 8,516 metra, maja e 4-të më e larta në botë, do të jetë projekti i radhës i Uta Ibrahimit. Por, pas përgatitjeve intensive për muaj të tërë, Uta beson se në po këtë ekspeditë do të tentojë të ngjisë suksesshëm edhe një maje tjetër në mesin e majave 8000 metërshe, për  të cilën do të kemi më shumë informacione ditëve në vazhdim.

“Jam mirë fizikisht dhe psiqikisht. Gjithë këto muaj ushtrime intensive, më japin besim që këtë herë do të provoj edhe një maje tjetër. Më duhet të shfrytëzoj çdo ditë deri në maksimum, që të ngjitem në sa më shumë maje, brenda afatit. Kjo për arsye se shpenzimet për këto ekspedita janë enorme dhe rastet si kjo janë të rralla” , shprehet Ibrahimi.

Kjo ekspeditë e Uta Ibrahimit u bë e mundur kryesisht falë përkrahjes financiare të donatorëve individualë, sponzorëve të ngushtë dhe njerëzve dashamirës e adhurues të alpinizmit. Ndërkohë, institucionet edhe këtë herë kanë heshtur përballë kërkesave e projekteve të alpinistes.

“Jam mësuar me këto probleme. Madje, isha befasuar në rast se institucionet vendore do të shpreheshin të gatshme për përkrahje. Por, njeri gjithmonë shpreson. Në fund të fundit, të gjitha këto institucione i përfaqësoj kur jam në maje”, thotë ajo tutje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?