Turqia kërcënon seriozisht Greqinë mbi provokimet e fundit në zonat e detit Egje

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim i ka bërë thirrje Greqisë që të përmbahet nga “lëvizjet provokuese”,pasi rojet bregdetare turke kanë hequr një flamur grek të vendosur në zonat e kontestuar të detit Egje të distriktit të Didimit në jug-perëndim të Turqisë. “Ata tentuan të vendosin një flamur grek në shkëmbinjtë e resortit Didim të Turqisë. […]
“Ata tentuan të vendosin një flamur grek në shkëmbinjtë e resortit Didim të Turqisë. Roja jonë bregdetare bëri atë që ishte e nevojshe duke larguar flamurin,” u tha ai gazetarëve në Stamboll, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
“Këshilla jonë për Turqinë është që të qëndrojë brenda kufijve të saj dhe të jetë një fqinj i mirë duke shmangur provokacionet që shumë lehtë mund të kalojnë në një përshkallëzim të tensioneve. Askush nuk duhet të mendojë se ne do të bëjmë lëshime për të drejtat tona. Ne jemi të vendosur t’u japim përgjigje kundër këtyre intervenimeve de facto,” tha Yildirim.
Kryeministri gjithashtu tha se vendosja e flamurit në këtë tokë është e ngjashme me atë të muajit shkurt që kishte ndodhur në ishujt Kardak.
Ndërkohë, qeveria greke deklaroi se nuk ka njohuri mbi këtë incident./Periskopi/












