Trump: Nëse Arabia Saudite dëshiron që SHBA të qëndrojë në Siri duhet të paguaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka thënë se Arabia Saudite duhet të paguaj nëse dëshiron që trupat amerikane të qëndrojnë në Siri. “Ne pothuajse e kemi përfunduar detyrën (humbja e ISIL-it) dhe ne po e kryejmë me shpejtësi në bashkëpunim me të tjerët për ta bërë më mirë,” tha Trump të martën gjatë […]
“Ne pothuajse e kemi përfunduar detyrën (humbja e ISIL-it) dhe ne po e kryejmë me shpejtësi në bashkëpunim me të tjerët për ta bërë më mirë,” tha Trump të martën gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë me krerët e tre vendeve baltike.
“Arabia Saudite është shumë e interesuar për vendimin tonë, dhe unë ju thash, ‘Atëherë, nëse ju dëshironi që ne të qëndrojmë në Siri, ju duhet të paguani,” tha Trump.
Trump të hënën në telefon ka biseduar me mbretin e Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud ku kanë disktuuar çështjet rajonale, përfshirë një plan të paqes ndërmjet Izraelit dhe Palestinës si dhe mundësitë për një partner strategjik të fortë amerikano-saudit.
Por deklarata e Shtëpisë së Bardhë e thirrjes, e lëshuar të martën, nuk përmendi ndonjë diskutim rreth financimit të rritur të Arabisë Saudite për përpjekjet ushtarake amerikane në Siri, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Trump gjithashtu ka folur edhe për kthimin e trupave amerikane në atdheun e tyre.
“Dua të largohen. Dua që trupat tonë të kthehen në shtëpitë e tyre,” tha Trump.
“Mendoni për këtë, 7 trilionë dollarë për një periudhë 17-vjeçare, nuk kemi asgjë, asgjë përveç vdekjes dhe shkatërrimit, është një gjë e tmerrshme, prandaj është koha, është koha,” tha ai në konferencën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë./Periskopi/












