Tri faktet që dëshmojnë përfshirjen e Thaçit në deportimin e gylenistëve, sipas LDK’së

Tri faktet që dëshmojnë përfshirjen e Thaçit në deportimin e gylenistëve, sipas LDK’së

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, besojnë se posedojnë fakte të mjaftueshme që do e dëshmonin përfshirjen e Hashim Thaçit, në arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq. Driton Selmanaj, deputet i kësaj partie, ka thënë se Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Thaçi do e argumentojë përfshirjen e tij, në atë që ai e […]

Driton Selmanaj, deputet i kësaj partie, ka thënë se Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Thaçi do e argumentojë përfshirjen e tij, në atë që ai e quajti “shkelje të sovranitetit”, në rastin e deportimit të gjashtë personave të dyshuar për lidhje me klerikun Fetullah Gylen.

“Vizitat e drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni, tek presidenti Thaçi, mbrotja ndaj drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, falenderimi i Erdoganit ndaj Thaçit”, janë vetëm disa nga gjërat që dëshmojnë përfshirjen e presidentit në arrestimin e tyre.

“Ne kemi parë që ka pasur vizita tek zyra e presidentit të drejtorit të Policisë, mbrojtja e drejtorit të AKI-së, falenderimi i Erdoganit për presidentin Thaci. Këto janë detyrat e Komisionit hetues për zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Selmanaj për Insajder.

Selmanaj shtoi se përveç përgjegjësisë politike, ndaj Thaçit do të ketë edhe përgjegjësi penale, para ligjit në Kosovë.

“Përvec përgjegjesisë politike do të sjell përgjegjësi penale, përvec asaj politike. Është një masë shumë e ngurtë për shkarkimin e tij, e sidomos kur dihet që presidenti Thaçi nuk len gjurmë në gjërat që ai i bën”, tha Selmanaj.

Ai beson që në momentin kur do të vërtetohet se presidenti ka shkelur Kushtetutë, do e kenë edhe përkrahjen AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, parti të cilat së bashku me PDK-në qeverisin me vendin.

Për të, nëse nuk do ekzistojë përkrahja e tyre, atëherë ato do të tregohen si parti antishtetërore.

“Unë besoj që edhe partitë që janë në koalicion me PDK-në, do të vendosin pro votimit të shkarkimit të tij. Kjo për shkak se nëse Gjykata Kushtetuese e vendos që ai ka shkel Kushtetutën atëherë ato nuk duhet të bëhen pjesë e shkelësve të Kushtetuesës. E nëse vendosin që mos ta përkrahin shkarkimin e tij, atëherë këto parti do të dalin anti kushtetuese”, ka thënë Selmanaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?