Thaçi tregon se kur do të hiqen vizat, flet edhe për Asociacionin

Thaçi tregon se kur do të hiqen vizat, flet edhe për Asociacionin

  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se votimi i demarkacionit me Malin e Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është një sukses i jashtëzakonshëm dhe Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që i ka pasur për liberalizim të vizave. “Tani më Kosova ka implementuar të gjitha kriteret që ishin caktuar nga Bashkimi Evropian, […]

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se votimi i demarkacionit me Malin e Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është një sukses i jashtëzakonshëm dhe Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që i ka pasur për liberalizim të vizave.

“Tani më Kosova ka implementuar të gjitha kriteret që ishin caktuar nga Bashkimi Evropian, edhe lufta ndaj korrupsionit ka vazhduar dhe për këtë është dëshmuar. Tani më nuk ka dilemë, unë edhe gjatë takimeve që i kam pasur edhe me Komisionerin Hahn dhe Mogherinin më është konfirmuar se liberalizmi i vizave do të ndodh gjatë këtij viti”, tha presidenti Thaçi sonte në emisionin “Monitor”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Ai është shprehur se Kosova do të lëvizë përpara edhe me themelimin e Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe.

“Kosova ka ecur përpara dhe me këtë është dëshmuar edhe me vendimin e kryeministri Haradinaj për të ecur përpara për Asociacionin, ndërsa Serbisë i kanë mbetur edhe dy çështje që nuk i ka përmbushur ajo për urën dhe ajo për energjinë. Nuk ka dilema, ky është vit i vizave për Kosovën”, deklaroi ai.

I pari i vendit vlerësoi se Asociacioni do të themelohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij ky Asociacion mbetet në kompetencat e ekspertëve. “Është një proces i përbashkët dhe ky do të ketë sukses”, tha ai.

Për arrestimin e  Marko Gjuriqit, i pari i vendit tha se nuk prishen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. “Ai e ka shkelur ligjin e Kosovës, ai ka marrë atë që e ka merituar. Edhe Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet”, tha ai.

Ndërsa për arrestimin dhe deportimin e gjashtë qytetarëve turq nga Kosova që ngjalli shuam reagime, i pari i vendit vlerësoi se Kosova dhe Turqia kanë raporte shumë të mira e korrekte. “Turqia është një prej vendeve të para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka dhënë shumë ndihmë në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke lobuar për këtë. Kosova është në proces të integrimit në UNESCO dhe INTERPOL. Ajo do të ndihmojë. Arrestimi i gjashtë qytetarëve duhet  të shikohet si rast i izoluar. Kosova ka deportuar mbi 300 qytetarë dhe duhet të shikohen të gjitha hallkat”, tha ai.

Sipas tij ish ministri Flamur Sefaj dhe ish shefi i AKI-së kanë bërë punë të mirë për vendin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur edhe për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Edhe Spanja nuk është kundër Kosovës, por ka probleme të brendshme. Kosova nuk është Kataloni. Ajo ka qenë pjesëmarrëse kundër Serbisë, edhe pjesë në NATO. Është në autoritetin e tyre autonom. Kjo vlen edhe për Greqinë, Sllovakinë e Qipron. Unë pres që Athina në një të ardhme të afërt të merr vendim të njeh Kosovën”, tha ai.

Thaçi vlerësoi se institucionet e Kosovës po funksionojnë mirë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?