Thaçi telefonon Merkelin, e njofton si po shkojnë punët në formimin e Asociacionit të komunave serbe

Presidenti Hashim Thaçi njofton përmes Facebook’ut se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Sipas Thaçit, ata kanë disktuaur për çështje të ndryshme si dialogu me Serbinë, demarkacioni me Malin e Zi dhe funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për hartimin e draftit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan Periskopi. […]
Presidenti Hashim Thaçi njofton përmes Facebook’ut se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Sipas Thaçit, ata kanë disktuaur për çështje të ndryshme si dialogu me Serbinë, demarkacioni me Malin e Zi dhe funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për hartimin e draftit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan Periskopi.
Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kancelaren Merkel, e cila është mbështetëse e madhe e perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me kancelaren Merkel biseduam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Atë e sigurova se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pjesë e bisedës sonë ishte edhe roli konstruktiv i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe funksionalizimi i Ekipit Menaxhues, i cili është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. HTH/Periskopi/












