Thaçi s’jep afate për vizat, Haradinaj po

Thaçi s’jep afate për vizat, Haradinaj po

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë folur për luftën kundër korrupsionit, si një kriter për liberalizimin e vizave. Në komentet e tyre për këtë çështje, në mbledhjen e Këhsillit Kombëtar Kundër Korrupsion, Thaçi dhe Haradinaj thanë se besojnë se shpejt qytetarët do të mund të lëvizin pa viza. Thaçi, duke mos përmendur një […]

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë folur për luftën kundër korrupsionit, si një kriter për liberalizimin e vizave.

Në komentet e tyre për këtë çështje, në mbledhjen e Këhsillit Kombëtar Kundër Korrupsion, Thaçi dhe Haradinaj thanë se besojnë se shpejt qytetarët do të mund të lëvizin pa viza.

Thaçi, duke mos përmendur një kohë të caktuar se kur do të mund të liberalizohen vizat, tha vetëm se ka një garancë nga BE se Kosova ka përmbushur 95 kritere për liberalizim të vizave, shkruan Periskopi.

Është konkludim i përbashkët se Kosova ka plotësuar 95 kritere për liberalizim, lufta kundër korrupsionit është betejë permanente që zhvillojnë të gjitha shtetet edhe ato që janë brenda BE’së”, ka thënë Thaçi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, shkruan Periskopi.

Ai tha se lufta kundër korrupsionit vazhdon të mbetet sfidë për Kosovën.

“Ne e dimë se lufta kundër krimit dhe korrupsionti nuk është e lehtë por duhet të ecim përpara. Sfidat që janë nga takimet e këtij Këshilli kanë qenë të ndryshme: bashkëpunimi institucional, funksionimi i mekanizmave të ligjit, ndjekja e krimit të organziuar dhe korrupsionit në veçanti, rritja e numrit të rasteve konkrete të cilat përfundojnë me aktgjykimet”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Kosova do të kthehet në storie suksesi sa i përket luftimit të korrupsionit.

Tha se lajmi i shumëpritur për liberalizim vizash, mund të vie shumë shpejt nga Bashkimi Evropian.

“Jam i bindur se Kosova do të kthehet në storie suksesi në luftën kundër korrupsioni. Besoj se edhe statusi jonë. Liberalizimi i vizave është një cështje më urgjente, të cilën qytetarët e kanë pritë gjatë shpresoj shumë se në ditët në vijim BE do të mundet me dhanë edhe lajmin e shumëpritur për liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?