Thaçi në Sofje, Haradinaj në shtëpi

Thaçi në Sofje, Haradinaj në shtëpi

Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më 16-17 maj në Sofje, sot i dha dritë të gjelbër edhe Kosovës. Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, sot zyrtarisht e ftoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të jetë pjesëmarrës në këtë samit. “Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 […]

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, sot zyrtarisht e ftoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të jetë pjesëmarrës në këtë samit.

“Kosova do të përfaqësohet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete. Kurse për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje”, tha Borisov.

Është raportuar se në këtë samit mund të shkojë kryeministri Ramush Haradinaj, por se nuk lejohet që të marrin pjesë dy liderë nga një shtet.

Nga zyra e kryeministrit, për Koha.net kanë thënë se nuk mund të konfirmojnë a do të jetë pjesëmarrës Ramush Haradinaj, por se për ta, mbetet lajm i mirë pjesëmarrja e Kosovës.

Në faqen zyrtare të Samitit të Sofjes, është bërë e ditur se në këtë Samit, mund të marrin pjesë: Krerët e shteteve ose qeverive nga shtetet anëtare të BE-së.

Takimi i cili do të mbahet në Sofje, organizohet nga kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, i cili aktualisht mban Presidencën e Këshillit, transmeton Koha.net.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të kryesojë takimin i cili bashkë me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do ta përfaqësojnë BE-në.

Të pranishëm, pritet të jenë edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.

Kujtojmë se Kosova përbënte temë diskutimi në këtë samit, për pesë shtete të BE-së, siç janë, Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?