Thaçi hesht rreth shkarkimit të shefit të AKI-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të shkarkojë drejtorin e AKI-së, Driton Gashi. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se gjysma e punës për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi ka përfunduar, dhe sipas tij gjysma tjetër mbetet në dorën e […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të shkarkojë drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka deklaruar se gjysma e punës për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi ka përfunduar, dhe sipas tij gjysma tjetër mbetet në dorën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Sipas kreut të ekzekutivit të vendit,  vendimi për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së ka ardhur pasi që janë prishur marrëdhëniet e tyre institucionale.

Haradinaj tha se për vendimet për shkarkimin e drejtorit të AKI-së i  komunikon dhe i merr me presidentin.

Por, kreu i shtetit, Hashim Thaçi, sot pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar kundër korrupsionit, nuk ka dashur të deklarohet nëse do të shkarkojë kreun e AKI-së, pas deportimit të gjashtë gylenistëve në Turqi, derisa ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dje edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?