Thaçi e sheh lidhjen e Kosovës me Evropën përmes autostradës Prishtinë – Nish

Thaçi e sheh lidhjen e Kosovës me Evropën përmes autostradës Prishtinë – Nish

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosovës Borissov tha se këto dy shtete duhet njëherë e mirë që të gjitha mosmarrëveshjet që kanë pasur të kaluarën ndërmjet vete t’i zgjedhin nëpërmjet dialogut sepse nuk ka alternativë tjetër. Kur të përfundojë kjo, sipas Borissov, edhe Bashkimi Evropian do t’iu shikojë me një sy tjetër. […]

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosovës Borissov tha se këto dy shtete duhet njëherë e mirë që të gjitha mosmarrëveshjet që kanë pasur të kaluarën ndërmjet vete t’i zgjedhin nëpërmjet dialogut sepse nuk ka alternativë tjetër.

Kur të përfundojë kjo, sipas Borissov, edhe Bashkimi Evropian do t’iu shikojë me një sy tjetër.

“Shpresoj edhe te  kolegu im Vuçiq të vazhdojë dialogu me Serbinë. Ne në BE duam që të kemi shtete pa probleme, shtete të cilat elita e tyre politike të mund të vazhdojë jetën pa luftë dhe keni një barrë të rëndë por me presidentin Thaçi do t’ia dilni…nuk duhet të kthehemi në të kaluarën që ka qenë një periudhë e tmerrshme”, tha Borissov.

Edhe nikoqiri,  presidenti Hashim Thaçi tha se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë kur Kosova dhe shtetet e Evropës Juglindore të jenë pjesë të NATO-s.

“Diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Sa i përket politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rrugës së integrimit evropian të vendit tonë  jemi të një mendimi që kjo është rruga e vetme si për neve ashtu edhe për BE-në. Pra Kosova të jetë pjesë e NATO-s  dhe BE-së. Ishte konstatim i dyanshëm  se BE do të jetë i plotë kur Kosova dhe Evropa Juglindore të jetë pjesë e saj. Kjo nënkupton paqe, stabilitetit dhe mirëqenie të gjithmbarshme”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës në takimin që ka pasur me kryeministrin bullgar nuk ka  lënë pa folur edhe për Samitin e Sofjes që do të mbahet muajin që vjen.

Sipas presidentit Thaçi, Samiti i Sofjes është mundësi unike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa Borissov ishte i qartë në përgjigjet e tyre kur u pyet nga gazetarët se si do të përfaqësohet Kosova në këtë samit.

“Kosova do të përfaqësohet në Samitin e Sofjes ashtu siç e kanë njohur 116 shtete, mes tyre është edhe Bullgaria. Për ata që se kanë njohur di të gjejmë formë të bëmë ashtu që mund të marrin pjesë”, tha Borissov.

Ndërsa kur u pyet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës Borissov tha se  Kosova por edhe shtetet e rajonit duhet ta bindin Evropën se këto shtete nuk përbëjnë rrezik por pa thënë konkretisht nëse do të ketë sivjet liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

E presidenti Thaçi tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet që i janë vënë për liberalizim të vizave dhe kjo çështje duhet të përfundojë këtë vit.

“Kosova nga 95 kritere të nevojshme në tërësi i ka realizuar. Në veçanti pas kalimit të demarkacionit me Malin e Zi kjo çështje është mbyllur. Në takime që kemi pasur edhe me komisionarin Hahn ka thënë se gjërat për Kosovën po lëvizin në drejtimin e duhur dhe se iu mbetet autoriteteve të BE-së që të vendosin dhe liberalizimi i vizave duhet të ndodh në këtë vit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Përveç kësaj presidenti Thaci tha se Kosova është e interesuar që edhe Rusia të bëhet pjesë e shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës e që kjo sipas tij i ndihmon edhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës tha po ashtu se me kryeministrin e Bullgarisë kanë folur edhe mundësinë e investimeve të BE-së në sektorin e infrastrukturës duke përfshirë edhe segmente të rëndësishme të korridoreve.

“Me kryeministrin Borissov biseduam edhe për mundësinë e investimeve të BE-së në sektorin e infrastrukturës në tërë Ballkanin Perëndimor duke përfshirë këtu  segmente të rëndësishme të korridoreve  , qoftë në territorin e  Bullgarisë, atë të Greqisë.  Maqedonisë, Kosovës Serbisë, s Shqipërisë. Ne e vlerësojmë se vetëm duke investuar në infrastrukturë, në modernizimin e tërë kësaj hapësire do të mund të kemi jetë më të mirë, të dinjitetshme, krenare, më tepër paqe dhe perspektive të standardeve evropiane. Në kuadër të këtyre segmenteve Kosova natyrisht se do të përfshihet në autostradën Prishtinë-Nish për t’u lidhur pastaj me segmente tjera”, tha presidenti i Kosovës.

Kryeministri Borissov është nderuar me medalje nga presidenti Hashim Thaçi ndërsa është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?