Thaçi e kërcënon BE-në: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një shkrim në Facebook si reagim ndaj publikimit të raportit për Kosovën dhe pakon e zgjerimit, përcjell Periskopi. Thaçi ka theksuar që Kosova është e përkushtuar për zbatimin e reformave evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Por, në paragrafin e dytë të shkrimit të tij ai është […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një shkrim në Facebook si reagim ndaj publikimit të raportit për Kosovën dhe pakon e zgjerimit, përcjell Periskopi.
Thaçi ka theksuar që Kosova është e përkushtuar për zbatimin e reformave evropiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Por, në paragrafin e dytë të shkrimit të tij ai është treguar kritik ndaj BE-së duke kërkuar ‘diçka konkrete’ në lidhje me liberalizimin e vizave dhe duke shtuar se qytetarët e Kosovës janë lodhur me raporte të shumta.
Fjalët e fundit të Thaçit përmbajnë një ton kërcënues, në të cilin thuhet se në rast të mos-qartësisë nga ana e BE-së për Kosovën, mund të ketë komplikime dhe pasoja jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë rajonin.
Shumë opinionistë dhe politikanë vendorë e kanë akuzuar Thaçin si njeriun që qëndronte prapa deportimit pa respektuar procedurat ligjore të gjashtë shtetasve turq, por edhe për arrestimin dhe deportimin e drejtorit të zyres për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit. /Periskopi












