Të plagosurit në gjendje të rëndë – Detaje nga sulmi që ndodhi para selisë së BDI-së në Tetovë

Një i vdekur dhe disa të plagosur kanë mbetur pas një sulmi që ka ndodhur në afërsi të selisë së BDI-së në Tetovë, informon Agjencia e lajmeve Zhurnal nga tereni. Sipas informacioneve. në seli kanë pasur mbledhje ndërkohë që vetëm pak larg saj ka pasur një përleshje mes dy grupeve të cilët kanë gjuajtur me […]
Sipas informacioneve. në seli kanë pasur mbledhje ndërkohë që vetëm pak larg saj ka pasur një përleshje mes dy grupeve të cilët kanë gjuajtur me kallashnikov pas njëri tjetrit.
Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se viktimat sapo kanë dalur nga selia e BDI-së për në rrugën kryesore kanë nisur zënka me një grup tjetër e pas sulmit me thika dhe grushte kanë nisur të gjuajnë edhe me armë zjarri.
Për momentin në teren gjendet policia dhe ndihma e shpejtë ndërkohë që të plagosur rëndë janë transferuar për në klinikën e qytetit.
Ende nuk dihet identiteti i të vrarit dhe të plagosurve.












