Të gjithë anëtarët e NATO-s mbështetën sulmet në Siri

NATO njoftoi sot se 29 anëtarë të Aleancës mbështesin sulmet ajrore në Siri, pas një sulmi kimik javën e kaluar në Duma. SHBA, Britania dhe Franca sot i njoftuan ambasadorët e NATO-s në një sesion të posaçëm në selinë e Aleancës në Bruksel, për sulmin e tyre të fundit në Siri dhe morën mbështetje […]
NATO njoftoi sot se 29 anëtarë të Aleancës mbështesin sulmet ajrore në Siri, pas një sulmi kimik javën e kaluar në Duma.
SHBA, Britania dhe Franca sot i njoftuan ambasadorët e NATO-s në një sesion të posaçëm në selinë e Aleancës në Bruksel, për sulmin e tyre të fundit në Siri dhe morën mbështetje nga aleatët.
Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë përgjegjës diktatorin sirian Bashar Al Assad për sulmin kimik ndaj civilëve të pambrojtur duke thënë se luftën do ta dërgojë deri në fund.
Ndërkaq sekretari i mbrojtjes Rex Tillerson tha se edhe Rusia mban përgjegjësinë pasi që ka mundur ta ndal sulmin kimik ndaj civilëve.
Pentagoni po ashtu ka lajmëruar se ka njoftuar Rusinë paraprakisht për sulmin që do ta marrë në Siri.












