Tahiri: Janë deportuar 344 persona dhe nuk ishte në dijeni as presidenti, as kryeministri as askush

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri duke folur në seancën e jashtëzakonshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq tha se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie juridiko-ndërkombëtare. Sipas tij Turqia ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e 47 shtetasve turq, por asnjë nga këta nuk është ekstraduar. Tahiri në fjalën e tij ka treguar edhe kërkesat […]
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri duke folur në seancën e jashtëzakonshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq tha se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie juridiko-ndërkombëtare.
Sipas tij Turqia ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e 47 shtetasve turq, por asnjë nga këta nuk është ekstraduar.
Tahiri në fjalën e tij ka treguar edhe kërkesat që Turqia në vazhdimësi ka kërkuar për ekstradimin e shtetasve turq nga Kosova për në Turq.
Tahiri ka theksuar se në vitin 2017 nga Kosova janë deportuar 344 persona përpos organeve përgjegjëse nuk është në dijeni as presidenti, as kryeministri as askush sepse është përgjegjësi e Policisë dhe MPB-së dhe janë bërë pa vendim gjykate. Me këtë Tahiri ka lënë të kuptohet se gjashtë shtetasit turq janë deportuar nga Kosova ndërsa për këtë tha se nuk ka më shumë informata.
Çdo dëbim i personave sipas Tahirit ndodh në mes të dy shteteve












