Surroi: LDK duhet ta dorëheqë Rugovën, nëse e ka seriozisht kërkesën për dorëheqjen e ministrave me aktakuzë

Publicistja Flaka Surroi, në një postim në Facebook, ka shpërndarë lajmin ku thuhej që ishte ngritur aktakuzë për kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. Ky i fundit thuhet se i ka dhënë një tender me vlerë prej 300 mijë eurosh, kompanisë së vëllait të tij, një gjë që përbën konflikt të qartë interesi – […]
Publicistja Flaka Surroi, në një postim në Facebook, ka shpërndarë lajmin ku thuhej që ishte ngritur aktakuzë për kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. Ky i fundit thuhet se i ka dhënë një tender me vlerë prej 300 mijë eurosh, kompanisë së vëllait të tij, një gjë që përbën konflikt të qartë interesi – transmeton Periskopi.
I përcjellur me lajmin ndodhet edhe një koment i publicistes Surroi, ku thuhet që LDK-ja duhet të kërkojë dorëheqjen e kryetarit të saj në Istog, njësoj siç kishte kërkuar dorëheqjen e ministrave me aktakuzë, në mënyrë që të konsiderohet si parimore.
Një rast i tillë, komenton Periskopi, mund t’i shërbejë kryeministrit Haradinaj dhe kreut të PDK-së, Veselit, që ta shfajësojnë veten për një ‘mos-shkarkim’ eventual të ministrave që tashmë kanë aktakuzë. Dhe nëse LDK-ja vërtet nuk bën një kërkesë që Rugova të tërhiqet, atëherë justifikimi i mëtejmë i kërkesës për dorëheqjen e ministrave do të ishte i kotë.
Mbetet të shihet nëse LDK-ja do t’i mbajë parimet e saj.
Këto janë fjalët e Flaka Surroit:
“Eh tash, për të qenë parimore, LDK-ja do të duhej të kërkonte dorëheqjen e Rugovës, për të njejtat arsye që e kërkon shkarkimin e ministrave me aktakuzë.”












