Sulmi i tmerrshëm i peshkaqenit, sërfisti mbetet pa njërën këmbë (Pamje +18)

Një plazhist ka humbur njërën këmbë pas sulmit nga një peshkaqen përderisa sërfonte në njërën pjesë të brigjeve të Brazilit. Pablo de Melos i janë shkaktuar lëndime të tmerrshme në plazhin Piedade në Recife të shtunën, duke u detyruar ta amputojë njërën këmbë gjatë përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, shkruan Periskopi. Peshkaqeni […]
Pablo de Melos i janë shkaktuar lëndime të tmerrshme në plazhin Piedade në Recife të shtunën, duke u detyruar ta amputojë njërën këmbë gjatë përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, shkruan Periskopi.
Peshkaqeni ka kafshuar këmbët dhe krahët e notuesit përderisa ai bënte sërf në një hapësirë ujore, e njohur për frekuentim të peshkaqenëve.
Besohet se 34-vjeçari ka mbijetuar për shkak të dy personave tjerë, të cilët ishin afër tij në momentin e sulmit, duke rrezikuar jetët e tyre për ta shpëtuar atë nga dhëmbët e peshkaqenit.
Një ekip shpëtimi i kanë dhënë ndihmën e parë përpara se ta dërgonin drejt spitalit.

















