Sulmi ajror izraelit vret palestinezë në kufi me Gazën

Një avion izraelit ka vrarë palestinezë të tjerë në një protest afër Rripit të Gazës të enjten, njoftuan zyrtarët shëndetësorë palestinezë. Më herët, një palestinez është lënduar gjatë protestës në Ditën e Tokës, por të premten ai kishte vdekur si pasojë e plagëve të rënda pasi ishte qëlluar nga ushtarët izraelitë. Javën e kaluar gjithsej […]
Më herët, një palestinez është lënduar gjatë protestës në Ditën e Tokës, por të premten ai kishte vdekur si pasojë e plagëve të rënda pasi ishte qëlluar nga ushtarët izraelitë.
Javën e kaluar gjithsej kanë mbetur të vrarë 21 palestinezë nga sulmet me armë të ushtrisë izraelite, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Protesta masive thirrej “Marshi madh i rikthimit”, e cila ishte organizuar nga grupet shoqërore dhe mbështetësit fraksioneve politike që kanë bërë thirrje për kthimin e refugjatëve palestinezë.
Dita e Tokës sipas palestinezëve përkujton gjashtë palestinezët e vrarë nga izraelitët pas protestave të bëra në token palestineze më 30 mars, 1976.
Sesioni përfundon më 15 maj, ose Dita e Nakba, e cila do të përkujtojë 70 vjet që nga spastrimi etnik i 750,000 palestinezëve nga milicitë sioniste nga fshatrat dhe qytetet e tyre.
Snajpersitët izraelitë dhe ushtarë të tjerë kanë hapur zjarr duke plagosur më shumë se 1, 500 palestinezë.
Pas protestët, liderët e vendeve të tjera e kanë dënuar me forcë ushtrimin e dhunës nga Izraeli, duke thënë protestat paqësore janë fundamentale për të drejtat e njeriut./Periskopi/












