Sulmet ajrore saudite vrasin 14 civilë, përfshirë edhe 7 fëmijë

Një sulm ajror nga koalicioni saudit ka ndodhur në afërsi të portit të detit të kuq të Jemenit, ku mbetën të vrarë të paktën 14 civilë, përfshirë edhe shtatë fëmijë. Koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka sulmuar Jemenin në formë ajrore duke vrarë të paktën 14 civilë. Raketat goditën një kompleks strehimi në qytetin e […]
Koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka sulmuar Jemenin në formë ajrore duke vrarë të paktën 14 civilë.
Raketat goditën një kompleks strehimi në qytetin e Hodeidah të mbajtur nga rebelët, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Dëshmitarët thanë se sulmi i parë ka ndodhur gjatë mëngjesit, ndërsa sulmi i dytë ka ndodhur kur banorët kanë filluar të largojnë familjarët e tyre.
Shumë civilë jetojnë në rajonet të cilat kontrollohen nga rebelët houthi./Periskopi/












