Studentët: UP, një institucion edukues me ‘intelektualë seksist’

Studentët: UP, një institucion edukues me ‘intelektualë seksist’

“Zgjidhja është kodi i sjelljes, jo i veshjes”, “Problemi është te mendja jote, jo te veshja ime”, ishin disa prej pankartave në protestën e organizuar nga Organizata studentore Studim Kritik Veprim (SKV), Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA për adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinë. Studentja Alora Hyseni ka kërkuar ndryshimin […]

“Zgjidhja është kodi i sjelljes, jo i veshjes”, “Problemi është te mendja jote, jo te veshja ime”, ishin disa prej pankartave në protestën e organizuar nga Organizata studentore Studim Kritik Veprim (SKV), Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA për adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinë.

Studentja Alora Hyseni ka kërkuar ndryshimin e Kodit të Etikës, krijimin e një Komisioni hetues dhe kërkim falje nga UP, përderisa ka thënë se kërkesa për shkarkimin e prorektores Teuta Pustina është përmbushur.

“Ne kërkojmë ndryshimin e Kodit të Etikës për personelin akademik dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozitat e tij. Krijimi i Komisionit me pjesëmarrje të gjerë shoqërore për hetimin e ngacmimeve seksuale. Kërkim falje nga Universiteti i Prishtinës për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mungesën e veprimit për rastet e paraqitura”, tha Hyseni.

Studentët njëzëri kanë lexuar definicionin për ngacmimin seksual.

“Çdo formë e sjelljes së pa dëshiruar, verbale, jo verbale apo fizike me natyrë seksuale, me qëllim apo ndikim, në cenimin e dinjitetit të një personi përmes krijimit të një atmosfere kërcënuese, armiqësore, degraduese, poshtëruese apo fyese konsiderohet ngacmim seksual”, ka thënë Hyseni.

Studentët pohuan se UP është një institucion edukues me intelektual seksist.

Ndryshe, para Rektoratit të UP-së, morën pjesë një numër jo i madh i studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?