Standardet e dyfishta: Pas deportimit të gjashtë gylenistëve, Kosova ia njeh të drejtën për azil Ugur Toksoy

Standardet e dyfishta: Pas deportimit të gjashtë gylenistëve, Kosova ia njeh të drejtën për azil Ugur Toksoy

Rreth 5 muaj pasi kishte paraqitur kërkesën e tij për azil, të kërkuarit për t’u ekstraduar në Republikën e Turqisë, Ugur Toksoy,  i është njohur e drejta e refugjatit në Kosovë. KALLXO.com ka kuptuar Ugur Toksoyt kërkesa për azil e paraqitur më datë 3 nëntor 2017 i është njohur më datën 28 mars 2018. Lajmin […]

KALLXO.com ka kuptuar Ugur Toksoyt kërkesa për azil e paraqitur më datë 3 nëntor 2017 i është njohur më datën 28 mars 2018.

Lajmin për njohjen e statusit të refugjatit për Toksoyn e ka konfirmuar avokati Leutrim Syla.

Në kërkesën e tij të paraqitur më datën 3 nëntor, Toksoy kishte deklaruar se në vendin e tij të origjinës ishte objekt i përndjekjes me karakter politik dhe në rast të kthimit atje ai do të haste në dëmtime serioze për arsye politike.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë MPB-së i ka njohur këtë të drejtë Toksoyt   duke pasur parasysh gjendjen në vendin e origjinës,  ka vlerësuar se azilkërkuesi përmbush statusin e refugjatit.

Toksoy ishte arrestuar në fund të muajit tetor të vitit të kaluar i kërkuar për t’u ekstraduar nga Republika e Turqisë nën dyshimin se kishte lidhje me Organizatën  “Feto” që autoritetet  turke e konsiderojnë si terroriste.

Pasi fillimisht i ishte caktuar paraburgimi prej 40 ditësh, Toksoy ishte liruar me dorëzani prej 5 mijë eurove.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar ishte mbajtur seanca për ekstradim ku prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha ishte tërhequr nga kërkesa për ekstradim pasi që kishte thënë se kishte kërkuar prova nga Turqia dhe ato nuk kanë ardhur.

Për dallim nga Toksoy, fatin e ndryshëm e patën 6 bashkëkombës të tij që u dëbuan nga Republika e Kosovës më 29 mars, ndërsa në një intervistë të Toksoyt për një televizion në Kosovë tha  e kanë njoftuar se policia kishte shkuar edhe në shtëpinë e tij, por nuk e kishte gjetur aty.

6 shtetasit turq që kishin leje qëndrimi të vlefshme në Kosovë u dëbuan me arsyetimin se mund të përbënin rrezik për sigurinë kombëtare, ndërsa këtë bazë e përmendi edhe Ministria e Punëve të Brendshme në njoftimin për revokimin e lejes së qëndrimit.

KALLXO.com i ka shkruar edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me çështjen e Ugur Toksoyt dhe është në pritje të përgjigjeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?