‘Srpska’ nuk kthehet në Qeveri, pret zgjedhje të reja

‘Srpska’ nuk kthehet në Qeveri, pret zgjedhje të reja

Se çka mendon Lista Serbe për qeverinë aktuale në Prishtinë, ne e treguam me daljen tonë dhe kurrfarë kthimi në të nuk po shqyrtohet, ka deklaruar për B92.net deputeti i Parlamentit të Kosovës Igor Simiq. Përfaqësuesi i LS kështu i është përgjigjur shefit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqit, i cili […]

Se çka mendon Lista Serbe për qeverinë aktuale në Prishtinë, ne e treguam me daljen tonë dhe kurrfarë kthimi në të nuk po shqyrtohet, ka deklaruar për B92.net deputeti i Parlamentit të Kosovës Igor Simiq.

Përfaqësuesi i LS kështu i është përgjigjur shefit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqit, i cili tha se pritet që përfaqësuesit e serbëve të kthehen në Qeverinë e Kosovës, pas shkarkimit të ministrit të policisë Flamur Sefajt.

“Qëndrimi që u tregua ndaj popullit serb dhe ndaj përfaqësuesve serbë atë ditë në Mitrovicë të Kosovës është tregues i qeverisë komplete ndaj Listës Serbe dhe serbëve. Ne në një qeveri të tillë s’mund të kthehemi”, ka thënë Simiqi.

Ai është shprehur se pret që në Kosovë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se gjithçka që tani po ndodh, përfshirë edhe deklaratën e Memli Krasniqit, paraqet përgatitje për pozicionim para zgjedhjeve.

“Ne nga këto zgjedhje nuk druajmë. Fituam më shumë se 90 për qind të votave të serbëve në Kosovë, ndërsa nëse vërtet shpallen, do të fitojmë edhe më shumë”, ka thënë Igor Simiqi.

Ai gjithashtu vëren se, pas daljes së Srpska’s nga Qeveria, partitë shqiptare po homogjenizohen.

“Ne në mbledhjen kur dolëm thamë qartë se prej atij çasti jemi në opozitë, por i thirrëm edhe partitë tjera që të prononcohen dhe të dëshmohen si opozitë me atë që do të votojnë kundër pushtetit. Por, kjo s’po ndodh, ndërsa partitë shqiptare po afrohen”, ka deklaruar Simiqi./Gazeta Express/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?