Sllovenia shkon në zgjedhje të parakohshme

Sllovenia shkon në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, e shpërndau të shtunën (14.04) parlamentin e vendit duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. “Sot po e shpërndaj parlamentin dhe përcaktoj 3 qershorin si datën për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Presidenti Pahor në një konferencë shtypi. Ai bëri thirrje për një “një atmosferë tolerante dhe pa gjuhë urrejtjeje” […]

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, e shpërndau të shtunën (14.04) parlamentin e vendit duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

“Sot po e shpërndaj parlamentin dhe përcaktoj 3 qershorin si datën për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Presidenti Pahor në një konferencë shtypi.

Ai bëri thirrje për një “një atmosferë tolerante dhe pa gjuhë urrejtjeje” gjatë fushatës zgjedhore.
Vendimi për të organizuar zgjedhjet të parakohshme erdhi pasi Gjykata e Lartë e vendit bllokoi një projekt hekurudhor prej 1 miliardë eurosh të propozuar nga ish-kryeministri Miro Cerar dhe urdhëroi mbajtjen e një referendumi të dytë nëse ky projekt duhet të vazhdojë. Pas vendimit të 14 marsit Cerari dha dorëheqjen, por tha se ai do të qëndronte në pozitën e tij derisa të krijohej një qeveri e re, raporton DW.

Qeveria e Cerarit u përball kohët e fundit me një valë grevash nga punonjësve të sektorit publik megjithë rimëkëmbjen e ekonomike të Sllovenisë.
Garë e ngushtë

Rreth 1.7 milionë sllovenë kanë të drejtën të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e 3 qershorit dhe do të zgjedhin midis 20 partive politike që synojnë një shumicë në parlamentin me 90 vende.

Sipas sondazheve në krye gjendet lista e qendrës së majtë të Marjan Sarec-it (LMS), e cila po kandidon për herë të parë. Partia udhëhiqet nga Sareci, kryetari i bashkisë së Kamnikut. Megjithatë, analistët thonë se rezultati është vështirë të parashikohet.
“Unë pres që partia fituese do të formojë një koalicion qeveritar, por është e pamundur të thuhet se cila parti do të fitojë”, tha Peter Jançiç, analist politik dhe redaktor i faqes politike të internetit Spletni Casopis, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Qëndrueshmëri ekonomike

Qeveria e Cerarit planifiko të ndërtojë një linjë hekurudhore prej 27 kilometrash midis qytetit kufitar italian Divaca dhe portit shtetëror Adriatik Luka Koper. Në një referendum të zhvilluar më parë ajo fitoi mbështetjen e publikut për projektin, por Gjykata e Lartë e anuloi rezultatin pas një ankese të një grupi të shoqërisë civile lidhur me përdorimin e fondeve të fushatës.

Grupi i shoqërisë civile “Tatimpaguesit nuk heqin dorë” e paraqiti çështjen në Gjykatën e Lartë të Sllovenisë, duke argumentuar se qeveria kishte një avantazh të padrejtë në referendum, për shkak se ka përdorur 95,000 euro nga fondet publike për ta mbështetur fushatën e saj.

Sllovenia arriti me mundime ta shmangte në vitin 2013 procesin e shpëtimit të bankave të saj prej fondeve ndërkombëtare dhe ekonomia e saj filloi të përmirësohej një vit më vonë. Qeveria pret që ekonomia e vendit të rritet këtë vit me 5.1 për qind.
Megjithatë qeveria e re e vendit do të ketë si detyrë të ulë shpenzimet publike dhe borxhin publik.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?