SKV: Dhuna e Policisë ndaj festës sonë, e pajustifikueshme

Studentët nga SKV-ja, që sonte po festonin në një ndejë në Parkun e Qytetit, kanë akuzuar zyrtarët policorë se kanë përdorur forcë të tepruar për të shpërndarë ata. Arta Berisha, njëra prej studenteve ka treguar për KTV-në, se megjithatë Policia e Kosovës ua kishte tërhequr vërejtjen dhe se duhej t’ia ulnin zërin muzikës që shkaktonte […]
Arta Berisha, njëra prej studenteve ka treguar për KTV-në, se megjithatë Policia e Kosovës ua kishte tërhequr vërejtjen dhe se duhej t’ia ulnin zërin muzikës që shkaktonte zhurmë, për të cilën ishin ankuar edhe banorët përreth Parkut.

“Ata kanë arrestuar disa persona. As anëtarët e SKV-së nuk e dinë numrin e të arrestuarve. Ne sot ishim duke festuar 8 vjetorin e themelimit. Policët kanë ardhur dhe kanë ushtruar dhunë. Ata kanë ardhur dhe ne i kemi treguar se kemi leje prej Komunës së Prishtinës. Kanë kërkuar që t’ia ulim zërin muzikës dhe ne ashtu bëmë. Më pas policia është kthyer sërish dhe ka nisur dhunën”, ka thënë Berisha, për KTV-në.
Ajo ka thënë se “sjelljet e tyre kanë qenë të pajustifikueshme”.
“Dhuna që ka përdorë Policia ndaj të rinjve, e studentëve, është e pajustifikueshme”, ka thënë ajo.
Sipas Berishës, në festë kanë qenë diku prej 100 deri në 200 persona.
Më pas, në një postim në faqen zyrtare të kësaj organizate studentore në Facebook, është thënë se janë arrestuar pesë persona, derisa dhjetëra të tjerë janë duke pranuar ndihmë mjekësore.













